Rritet kostoja e materialeve të ndërtimit, shtrenjtohen banesat

428
Sigal

Kostoja e
materialeve për ndërtimin e banesave është rritur sërish gjatë tremujorit të
tretë të këtij viti. Krahas taksave të larta që duhet të paguajnë ndërtuesit,
ata po përballen dhe me çmimet e larta të ,materialeve të ndërtimit. Kjo është
një ndër arsyet përr rritjen e çmimeve të apartamenteve dhe banesave private. 

 

 Sipas
INSTAT, gjatë tremujorit të fundit Indeksi i kushtimit në ndërtim arriti 102,6
kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100).

Grupi “Shpenzime materiale”, ka patur rritjen
më të madhe me 1,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,
pasuar nga grupi “Shpenzime për paga” me 1,4%.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015,
ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime transporti” me 3,4 %,
pasuar nga grupi “Shpenzime për energji” me 0,4 %.

 

Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin
e dytë të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me
11.3% një tremujor më parë. Një tendencë që vijon në rritje që prej mesit të
vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

rritet_2.png