Arrest me burg për policët / Lejuan kultivimin e narkotikëve

262
Sigal

Gjashtë policë janë proceduar penalisht sepse akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi këtë të hënë vendimin e dhënë për ta nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.

Dy prej efektivëve janë lënë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa katër të tjerë janë pezulluar nga detyra dhe kanë për detyrim të paraqiten në policinë gjyqësore.

Policët e proceduar dhe të lënë nën masat e sigurisë akuzohen se kanë lejuar kultiviminn e narkotikëve në Vlorë. Hetimi për ta ka zgjatu gjashtë muaj. Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masat e sigurisë për 41 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.