Rokadë në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos 6 ndryshimet, mes tyre edhe shkarkime (EMRAT)

953
Sigal

Rokadë në Policinë e Shtetit. Ardi Veliu firmos 6 ndryshimet. Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë, Fier dhe Gjirokastër.
Featured image of article: Rokadë në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos 6 ndryshimet, mes tyre edhe shkarkime (EMRAT)Ardi Veliu11 Qershor, 2020 11:16
Tiranë- Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu janë ndërruar disa drejtorë qarku dhe kufiri, si dhe janë shkarkuar disa të tjerë. Këto ndryshime vijnë, pas skandalit me trafikimin e arabëve, ku ishte e përfshirë zyrtarja më e lartë e Policisë së Kufirit, Enkeleda Toska. në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.

Lëvizjet:

1-Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë, pas shkarkimit të Lorenc Paganikës.

2-Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat.

3–Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme shkon drejtor policie në Fier.

4–Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë.

5-Drejtori i kufirit Korçë, Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

6- Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.