Rilidhje të paligjshme e linja furnizimi jashtë matjes – OSHEE konstaton 67 raste abuzimi në Shkodër

533
Sigal

67 raste abuzimi me energjinë elektrike janë konstatuar në Shkodër vetëm në dy javët e fundit nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të humbjeve.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ky i fundit ka verifikuar gjatë kësaj periudhe dyjavore 1000 familje, ku janë evidentuar edhe rastet e shkeljeve, kryesisht për rilidhje të paligjshme si dhe linja furnizimi jashtë matjes.

Më konkretisht janë konstatuar:

  • 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes
  • 35 raste rilidhjesh të paligjshme
  • 7 raste furnizimi pa kontratë
  • 3 ndërhyrje në sistemin e matjes

OSHEE njofton se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.