Rikthimi i sistemit shëndetësor në normalitet, Manastirliu: 790 ndërhyrje në javën e parë në spitalet publike

301
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shëndetësor prej pandemisë janë kryer 790 ndërhyrje operacione të planifikuara.

Operacionet kryhen me masa të shtuara për të parandaluar mospërhapjen e COVID-19 në spitalet publike.

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT
Më shumë se 790 ndërhyrje janë kryer në spitalet publike në javën e parë pas rikthimit gradual në normalitet të sistemit shëndetësor, me rifillimin e operacioneve të planifikuara në të gjithë vendin ✅

#MeMasaTëShtuara #ShëndetësiaNëGatishmëri