Riaktivizohet zjarri në Berat/ Shpëtohen nga flakët varrezat e fshatit Dyshnik

136
Sigal

Pasi ishte vënë nën kontroll pasditen e sotme, në vatër zjarri në fshatin Dyshnik të Beratit është riaktivizuar sërish.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Repartin Zjarrfikës të Beratit, nga frika se zjarri po përparonte drejt varrezave të fshatit.

Efektivë të shumtë zjarrfikës janë nisur drejt vatrës së zjarrit dhe kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët që ishin futur në parcelat e varrezave, duke shmangur djegien e tyre.

Aktualisht raportohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe zona po monitorohet për të shmangur sërish riaktivizimin e vatrave të nxehta të tij.

Zjarri i parë në fshatin Dyshnik u regjistrua pas mesditës së sotme dhe u vu aksidentalisht nga vetë banorët që ishin duke djegur mbeturinat në anë të tokave.

Më pas flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën drejt ullishteve, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.