Rezultatet paraprake në Qarkun Tiranë e Durrës/ Dy kandidatet femra që kryesojnë me më shumë vota, ku renditet Rama dhe Basha

361
Sigal

Ndërkohë që numërimi i votave po vijon, në qarkun e Tiranës dhe Qarkun e Durrësit, Belinda Balluku dhe Andia Ulliri janë dy kandidatet që kanë numrin më të madh të votave deri më tani.

Në Qarkun e Tiranës, kandidatja e PS-së Belinda Balluku ka marrë deri më tani 4714 vota.

Ndërsa ndiqet pas nga kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, me 2041 vota.

Kandidati i tretë për deputet në qarkun e Tiranës renditet kryedemokrati Lulzim Basha, i cili deri më tani ka mbledhur 1937 vota.

Në Qarkun e Durrësit, e para që ka siguruar 771 vota deri tani është kandidatja e PD-AN për deputete Andia Ulliri.

E ndjekur më pas nga kandidati i PS Rrahman Rraja, me 714 vota.

Në Qarkun e Durrësit, deri më tani, sipas KQZ, Edi Rama renditet i pesti me 517 vota.