Reshjet e 24 orëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbeturinave që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës.
Ndotja mund të shtohet në ditët në vijim, me derdhjen në këtë liqen të ujërave që do vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë e zonave, në të cilat banorët hedhin edhe mbeturinat urbane, duke qenë se mungojnë vendet ku grumbullohen mbeturinat dhe Landfilli.
Pjesa me e madhe e mbeturinave vjen nga dy burimet kryesore qe furnizojne liqenin, Drini i Bardhe nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e veriut sa herë në këto dy vende ka reshje të dendundara shiu dhe vërshimeve. Ndërkaq niveli i ujit në liqen për shkak të reshjeve të fundit është shtuar ndjeshëm, me 800 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht niveli i ujit është 270 metër ndërsa pika maksimale është 296 metër.






















