Reshjet e shiut/ Fshatrat në Qarkun e Korçës mbeten disa orë pa energji elektrike

60
Sigal

Moti i keq ka përfshirë të gjitha zonat në vend. Edhe Korça ka mbetur me probleme pas shirave të dendur. Që mbrëmjen e kaluar, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat e Devollit dhe Maliqit.

Stuhia ka rrëzuar degët e pemëve mbi tela.

Reshjet e shiut kanë qenë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh.

Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë.

Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t’i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në – gradë Celsius.