Reshjet e dendura të shiut, situata kaotike në Berat, 13 fshatra pa energji elektrike që prej mëngjesit të sotëm

197
Sigal

Reshjet e shiut që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbrëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuotat e lumenjve e përrenjve në qarkun e Beratit.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, prurjet e lumit Osum në Urën e Varur në Berat dhe në Urën e kanë kaluar pragun e ulët dhe të mesëm dhe janë në tendencë rritje 5 cm në çdo 15 minuta.

Të njëjtat burime konfirmojnë se deri më tani situata është nën kontroll dhe për çdo rritje të nivelit të ujërave është kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut që monitorohet situata dhe të raportohet në kohë çdo problematikë.

 

Që prej mëngjesit të sotëm janë pa energji elektrike: fshatrat Perondi e Kozare në bashkinë Kuçovë, fshatrat Cukalat, Pobrat e Poshnje në bashkinë Dimal, fshatrat Vërtop, Tomorricë e Vërtop në bashkinë Poliçan, fshatrat Potom, Gjerbës,Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshati Tërpan në bashkinë Berat.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në këto zona.