Dy fëmijë të mitur humbin në plazhin e Shëngjinit

185
Sigal

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur sot në zonën e plazhit të Shëngjinit, ku kanë humbur dy fëmijë.

Për fat të mirë, fëmijët janë gjendur pas disa çasteve, duke marrë fund ankthi i familjarëve.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Shërbimet e Policisë në Shëngjin ,kanë marrë njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.