Reshjet e dëborës, Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

69
Sigal

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të kenë kujdes të shtuar nëse lëvizin në këto akse.

“Të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës.Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale nga Policia e Shtetit.