Reshjet e dëborës, ARRSH apel shoferëve: Pajisni mjetet me goma dimërore dhe zinxhirë

276
Sigal

Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do të jenë me reshje shiu dhe dëbore Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ky apel bëhet për të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH:

Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve

Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore

Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore.