Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

214
Sigal

Reshjet e borës kanë përfshirë prej orëve të para të mëngjesit qarkun e Korçës duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë deri më tani mësohet se trashësia e borës ka arrit nga 2-5 cm ndërsa temperaturat gjatë natës kanë qenë deri në -2 gradë.

Për shkak të trashësisë jo të madhe të borës vijon normalisht me goma dimërore qarkullimi i mjeteve në akset nacionale dhe turistike në Korçe-Erseke –Leskovik, Korçe –Voskopoje dhe Korçë – Dardhë.

Ndërkohë problem për shkak të motit të keq dhe me borë ka furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të thellë.