Prokurorët dhe gjyqtarët që ndryshuan emrat

675
Sigal

Emrat dhe mbiemrat nuk i kanë ndërruar vetëm politikanët që kanë patur probleme me ligjin në të shkuarën, kryesisht jashtë vendit. Formularët e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit kanë zbuluar se gjeneralitetet janë ndryshuar edhe nga gjyqtarë e prokurorë. Disa prej tyre rezulton të kenë ndryshuar edhe moshën, me qëllim për të shtyrë daljen në pension.

Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ai deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria, raporton Shqiptarja.com, që sqaron se a ii shpëtoi shkarkimit.

Sokol Bunaj ka emigruar për punë në periudhën 1992-2001, në Romë, Itali.
Zihni Spahiu, gjyqtar në Elbasan, deklaron se emri i tij i parë ka qenë Zeni Spahiu.

 Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e e Lushnjës emrin e parë e ka patur Zenepe.

Rexhina Merlika, gjqtare në Tiranë, më parë quhej Gjelina.

Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj.

Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron më parë quhej Elfterios Çelikas.

Durim Hasa, gjyqtar në Berat, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa.

Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit Vlorë ka ndryshuar mbiemrin. Më parë ai quhej Petrit Vejzadi. Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Asnjë nga gjyqtarët nuk figuron i dënuar më parë. Vetëm Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë, shënon se është ndaluar me urdhër të prokurorisë për korrupsion më 5 qershor 2015.

Disa prej gjyqtarëve deklarojnë se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali.

Tritan Hamitaj, anëtar i KLD, ka qenë tre herë emigrant në Paleta në Greqi, në vitet’91, ’92 dhe ’96. Gjyqtari Sulejman Kurti, deklaron se ka qenë emigrant ilegal në Greqi në vitin 1995.

Gjin Gjoni, anëtar i KLD, deklaron se ka qëndruar katër herë jashtë vendit, për arsye studimore, nga viti 2000-2002.