Reshje të dobëta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot, ja sa variojnë temperaturat

328
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.

Sipas IGJEUM, sot priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit por lokalisht mesatare në Kukës.

Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 11 deri në 19 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 10 / 20 °C ndërsa në vendet malore nga 2 / 11 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.