Fillon ‘izolimi’ i shqiptarëve/ 40 orë brenda, nga e hëna përballen me ndëshkime të reja, ja kush rrezikon burgun

426
Sigal

Shqiptarët do të rrinë 40 orë brenda. Që prej ditës së djeshme, nga ora 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të hënën, gjithçka është e mbyllur. Edhe pse ditën e sotme të gjithë janë mbyllur në shtëpi, nga e hëna nuk do të kenë mundësi të lëvizin si të duan në orën e tyre të ‘lirisë’.

Nga e hëna fillojnë masat e rrepta dhe dënimet “shembullore”, pasi cilido që nuk ruan radhën, do të përfundojë në burg. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se kjo është e vetmja mënyrë për të fituar ndaj koronavirusit.

Megjithatë kreu i qeverisë paralajmëroi edhe lëshime. Me aprovimin e ekspertëve, Rama tha se po shqyrtohet një mundësi për të liruar masat, një ndër to është edhe përdorimi i makinave personale për ata që shkojnë në punë apo edhe shtyrja e fashave të lëvizjes.

Ndërkohë në qytete, Policia dhe Ushtria vijojnë që në patrullojnë në rrugë për të siguruar që askush mos t’i thyejë rregullat strikte të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.