Sigal

Moti nuk pritet që të ketë ndryshime edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme.

Temperaturat e ulëta, të shoqëruara me ngrica dhe erë të ftohtë do të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, moti për pasditen e sotme dhe nesër është si më poshtë.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në vetëm 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

Image

Temperaturat

Ato do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë. Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 9 °C

në vendet e ulëta: -2 / 7 °C

në vendet malore: -11 / -1 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër  pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Image