Shkodra është përfshirë nga një stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu që për disa orë kanë përmbytur disa rrugë të qytetit dhe shumë prej fshatrave. Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.
Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste ka edhe banesa që kanë pësuar dëme të ndryshme. Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.
Nata është shoqëruar me stuhi, vetëtima dhe një rrebesh i pazakontë shiu në këto ditë të shtatorit ndërsa tashmë stuhia dhe ai mot i keq i ka lënë vendin rrezeve të diellit në Shkodër.