Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Pas mesditë reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 600-800 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.




















