Regjistrohen edhe 11 parti të tjera në KQZ

220
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe 11 parti të tjera për në zgjedhjet e datës 25 prill. Anëtarët e komisionit shqyrtuan  projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 11 partive politike dhe 3 komiteteve nismëtare. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetet nismëtare:

  1. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;
  2. Partia Çështjeve Shqiptare;
  3. Partia Demokristiane e Shqipërisë;
  4. Partia Ballit Kombetar Demokrat;
  5. Partia Agrare Ambientaliste;
  6. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar;
  7. Partia Lëvizja e Re;
  8. Partia Kristian Demokrate;
  9. Partia Aleanca Demokracia e Re;
  10. Partia Komuniste të Shqipërisë;
  11. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;
  12. Komiteti nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Boiken Abazi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë;
  13. Komiteti nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Dragua Ceka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë;
  14. Komiteti nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Elton Debreshi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Dibër.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

  • “Për një ndryshim në vendimin nr. 38, datë 17.12.2020 “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021″ të Komisionerit Shterëror të Zgjedhjeve”;
  • “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vulës së KZAZ-së nr. 38, Qarku Tiranë dhe zëvendësimin me vulë rezervë”;
  • “Për emërimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve, lirim dhe emërim të disa anëtarëve në KZAZ nr. 72, Qarku Korçë, KZAZ nr. 77, KZAZ nr. 81, KZAZ nr. 82, Qarku Gjirokastër, dhe të sekretarit të KZAZ-së nr. 82, Qarku Gjirokastër;