LSI Durrës, Guri: Fuqizimi ekonomik i gruas dhe punësimi i mirëpaguar do të jenë prioriteti ynë

137
Sigal

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit Elona Guri shprehet se fuqizimi ekonomik i gruas dhe punësimi i mirëpaguar do të jenë prioriteti LSI-së për Durrësin dhe Shqipërinë.

“Çdo ditë takoj gra dhe vajza në Durrës që më frymëzojnë me përkushtimin e tyre për të mbajtur familjen! Duke mbështetur oligarkët, qeveria u’a ka bërë jetën më të vështirë qytetarëve të thjeshtë. Durrësi e do punën, por qytetarët kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Këtë do t’ua ofrojë LSI në qeverinë e re të pas 25 Prillit. Fuqizimi ekonomik i gruas dhe punësimi i mirëpaguar do të jenë prioriteti ynë për Durrësin dhe Shqipërinë”, – shprehet Elona Guri.