Refuzoi të merrej në pyetje, shtyhet për nesër seanca për ish-kryeministrin Berisha në GJKKO

47
Sigal

Shtyhet për nesër seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës. Mësohet se seanca është vendosur për ditën e nesërme në orën 14:30. Kujtojmë se Berisha refuzoi që të ishte prezent në seancë, duke theksuar se vendimi i marrë për masën është kundër Kushtetutës.

Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën. Pas këtij momenti, ish-kryeministrit Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin. Në një reagim Berisha tha se do ta respektojë deri në fund Kushtetutën e vendit, por në rastin konkret kur ndaj tij është ngritur një masë sigurie nga gjykata. Mes të tjerash ai shtoi se vendimi është ndërmarrë në shkelje të plotë pasi një deputet nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj tij asnjë masë sigurie, pa autorizimin e Parlamentit.

Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë, ku janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi.