Rastësia e pakëndshme/Presidenti turk vizitë në Shqipëri pikërisht në datën e vdekjes së Gjergj Kastriot-Skënderbeut!

263
Sigal

Paskal Milo ka deklaruar se data 17 janar e vizitës së Presidentit turk Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane:

“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skënderbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi”, tha ai.

Ndërkohë gazetari shqiptar me bazë në Turqi, Abdylvehap Ejupi konfirmoi vizitën e presidentit turk në Shqipëri me datë 17 janar. Ejupi tha se sipas tij temë diskutimi mes dy liderëve, Erdogan dhe Rama, do të jetë dhe vaksina turke e miratuar disa ditë më parë.

“Po, Erdogan do të jetë në Shqipëri më 17 janar. Çdo herë problemi i FETO është e vazhdueshëm, por nuk mund të ndikojë në marrëdhënien mes dy vendeve. Do të diskutohet dhe vaksina Turkovac dhe Shqipëria mund të jetë e para që të marrë atë, falas”, u shpreh Ejupi.

Të jetë rastësi kjo ditë, pra data 17 janar, kur mund të kishte plotë data të tjera?!

Diplomacia turke, si një supërfuqi rajonale, kalkulon gjithçka, edhe datën e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, sikurse edhe ndërtimet e reja në zonën katolike të Laçit, mu përballë Kishës së famshme katolike të Shna Ndoit!

Pyetja shtrohet se si ka mundësi kjo datë i ka shpëtuar palës shqiptare. Nëse pala turke e ka kërkuar me ngulm këtë datë, pra 17 janar, si vizitë të kryetarit të shtetit turk atëhere kjo është bërë kastile për të thënë se jeni akoma nën Perandorinë turke.