Raporti i “The Guardian”, Cannon: Po hetohet nga autoritetet

481
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Cannon, përgenjështron raportin e “The Guardian” sipas të cilit ka një rritje alarmante në numrin e fëmijëve shqiptarë të detyruar të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke folur për median, Cannon tha se ky raport është bërë objekt i hetimeve nga autoritetet angleze.
Ambasadori anglez: “Një pjesë e atij raporti besoj se pasqyronte një realitet të dyshimtë do të thoja.Ky raport është bërë objekt hetimi nga autoritetet në Britani, të cilat po mundohet të kuptojnë se çfarë pjesë e raportit është e vërtetë dhe cila pjesë jo”.
Ambasadori nuk mohoi faktin që në Britani shkojnë minorenë shqiptarë të moshave 15-18 vjeç, kryesisht djem dhe jo 3 vjeçarë siç thuhet në raport dhe as për shfrytëzim.
Ambasadori anglez: “Sigurisht ndodh që në Britani të vinë fëmijë të pashoqëruar që vinë të vetëm, por këta janë të moshës nën 18 vjeç. Jemi duke punuar shumë ngushtësisht me policinë dhe Ministrinë këtu në mënyrë që ta luftojmë këtë fenomen. Profili i këtyre fëmijëve ka prirje të jetë i ndryshëm nga ai që pasqyronte “The Guardian”, ata janë kryesisht djem të moshave 15-18 vjeç. Dhe kështu do të thotë që këta fëmijë ndryshe nga çfarë thotë artikulli nuk janë 3 vjeçarë dhe nuk janë pjesë e kontigjentit që do punojnë, do shfrytëzohen si skllevër”.
Sigal