Antimafia italiane shprehet e shqetësuar për fenomenin e riciklimit të parave të drogës në Shqipëri. Ndonëse janë bërë disa përmirësime sërish mbetet shumë për të bërë në fushën e pasurive të konfiskuara e të vëna nga trafiqet ilegale.
Paratë e fituara nga trafiqet e paligjshme, veçanërisht nga trafiku i drogës në Shqipëri investohen në sektorin e ndërtimit, dhe të sipërmarrjes në përgjithësi. Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë informale e profili normativ shtetëror është ende mbrapa në fushën e konfiskimeve të pasurive të vëna nga trafiqet ilegale. Bastet sportive online dhe pse janë të paligjshme vazhdojnë të kryhen në platforma jashtë kufirit shqiptar, e ky territor është interesant për grupe të strukturura kriminale me veprim në Europë e në Amerikën e Jugut. Këto janë disa nga konkluzionet e arratituara nga Antimafia Italiane, e cila ka prezantuar këtë të enjte në Senatin Italian Raportin 6-mujor me të dhënat nga korriku në dhjetor të vitit 2022. Shqipëria dhe grupet kriminale shqiptare me aktivitet në Itali janë përfshirë në këtë dokument, i cili sjell analizën investigative të Drejtorisë së Antimafias Italiane mbi mafiet autoktone dhe ato etnike operative në Itali. Antimafia shprehet e shqetësuar e sinjalizon gjithashtu se është shtuar numri i elementëve shqiptarë të shfaqur si sipërmarrës në Itali e që blejnë e nisin aktivitete biznesi, kryesisht në sektorin e turizmit dhe në qendra ekskluzive turistike kombëtare. Antimafia italiane shprehet e shqetësuar për fenomenin e riciklimit të parave të drogës në Shqipëri. Ajo informon se dhe prej 1 korrikut 2021 në Shqipëri janë bërë disa përmirësime në profilin normativ të riciklimit të parave, por mbetet shumë për të bërë në fushën e pasurive të konfiskuara e të vëna nga trafiqet ilegale. Antimafia Italiane sinjalizon se Shqipëria është një vend akoma vulnerabël në fenomenin e riciklimit të parave të përfituara kryesisht nga trafiku i lëndëve narkotike e që investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit e të sipërmarrjes në përgjithësi.
Shqipëria është një vend akoma vulnerabël në fenomenin e riciklimit të parave të përfituara kryesisht nga trafiku i lëndëve narkotike e që investohen kryesisht në sektorin e sipërmarrjes në përgjithësi.
“Shqipëria karakterizohet nga ekonomia informale bazuar në para cash e ka interes nga grupet kriminale të organizuara e të lidhura me asete të tjera kriminale që veprojnë në të gjithë Europën e në Amerikën e Jugut. Shumica e aktiviteteve të lojërave të fatit janë mbyllur, e janë deklaruar ilegale prej 2019, me përjashtim të atyre në resorte luksoze e në ato nën mbikqyrjen e Agjensisë Kombëtare të Lojërave të fatit”, shkruan raporti i Antimafias Italiane. Gjithashtu, Antimafia italiane sinjalizon se dhe pse bastet on line janë mbyllur e konsiderohen të paligjshme, ato praktikohen në platforma on line përtej kufirit shqiptar. Për herë të dytë Antimafia Italiane thekson në këtë dokument të radhës se si në rajonin e Toskanës, në veçanti në kryeqendrën e tij Firenze, elementë shqiptarë po afirmohen në territor si sipërmarrës, kryesisht në sektorin e ndërtimit e të turizmit. Sipas raportit, mjaft elementë të dyshuar kriminalë shqiptarë kanë blerë aktivitete biznesi dhe kanë hapur bare e resortante. Raporti evidenton edhe lidhjet tashmë të konsoliduara mes mafieve italiane e grupeve të strukturuara shqiptare, si dhe shtrirjen e tyre në të gjithë territorin kombëtar të Italisë. Operacione të shumta të ekzekutuara gjatë periudhës kohore që i referohet raporti kanë evidentuar lidhjet e bashkëpunimit vecanërisht mes mafias shqiptare e mafias kalabreze “Ndrangheta”, mafias siçiliane “Cosa Nostra”, mafias puglieze “Sacra Corona Unita”, e gjithë mafieve autoktone me kontroll e shtrirje në rajonet e provincat italiane. Antimafia italiane nënvizon faktin e “evolucionit që metodika e kriminalitetit shqiptare ka kryer në fshehjen e plantacioneve me marijuanë dhe në transportin e drogës drejt brigjeve italiane”. “Mes krimit të organizuar shqiptar e mafieve italiane ka marrëdhënie të kualifikuara për furnizimin me marijuanë nga vendet e Europës Lindore e Afrika e Veriut si dhe me kokainë nga kartelet kolumbiane e meksikane. Kriminaliteti shqiptar dallohet nga një agresivitet i spikatur dhe një aftësi e konsoliduar në menaxhimin e trafiqeve të mëdha të drogës e në rolin e ndërmjetësit në të ashtëquajturën rruga ballkanike.
Mes krimit të organizuar shqiptar e mafieve italiane ka marrëdhënie të kualifikuara për furnizimin me marijuanë nga vendet e Europës Lindore e Afrika e Veriut si dhe me kokainë nga kartelet kolumbiane e meksikane
Lidhjet mes mafies italiane e kriminalitetit shqiptarë janë dokumentuar me kohë e vihet re një aftësi në rritje e kriminalitetit shqiptar në kultivimin e në trafikun e marijuanës me bimë në një nivle të lartë koncentrimi të THC. Grupet kriminale shqiptare janë bërë pikë referimi për mafiet italianë në furnizimin me lëndë narkotike”, -shkruan ky raport, në të cilin thuhet se në veçanti operacionet “Magna 2” dhe “Acheron” kanë dokumentuar raportet e stabilizuara mes “Ndrangheta”-s dhe grupeve kriminale shqiptare. Sipas analizës së fundit të Antimafias Italiane konfirmohet strategjia e mafias kalabreze për të konsoliduar për nevojat e saj marrëdhëniet e bashkëpunimet me mafiet e huaja e veçanërisht me atë shqiptare e amerikano jugore. Edhe mafia siçiliane dhe ajo puglieze kanë një kanal bashkëpunimi të stabilizuar furnizimi nga grupe trafikantësh shqiptarë vërtetuar kjo nga hetime e operacione të ekzekutuara gjatë periudhës kohore referuese në këtë raport.