Rama sot në Kosovë, takohet me kryeministrin Albin Kurti, nga ceremonia shtetërore te konferenca për shtyp, ja agjenda e plotë

145
Sigal

Kryeministri Edi Rama do të shkojë sot (e hënë datë 27.09.2021) në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti.

Mediat në Kosovë shkruajnë, se pritja e kreut të qeverisë shqiptare do të bëhet me anë të një ceremonie në shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit Albin Kurti, ku ndër të tjera tregohet dhe agjenda e takimit mes dy krerëve të qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.