Rama: Jam i bindur se Durrësi është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PS-së në Durrës. Ai e konsideroi këtë takim si më të jashtëzakonshmin që ka pasur ndonjëherë në këtë qytet.“Në kujtesën time ky është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm, që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë të takimeve të mëdha.

“Dua t’u bëj një përshëndetje anëtarëve të Këshillit Bashkiak, drejtuesit të PS-së Durrës. U bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm të Durrësit. Të gjithë zgjedhësve të PS-së në Durrës. Dua t’i bëj një përshëndetje kryetares së bashkisë, që ka cilësinë e paparë që t’i fshehë emocionet më shumë se çdokush tjetër që unë kam parë në jetën politike. Jam i bindur se Durrësi është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.” – u shpreh kryeministri.

NOA