“Rama është shndërruar në një mjeran në duart e mafiozëve”- Skandali McGonigal, Berisha: Krim-ministri më antiamerikan!

105
Sigal

Sali Berisha ka deklaruar se Rama është “shndërruar në mjeran në duart e mafiozëve”, teksa e quajti qeverinë e tij një pseudo-mazhorancë.

Ai u shpreh se me skandalin e McGonigal, “krim-ministri tregon se është antiamerikani” dhe se “pseudo-mazhoranca, ata vasalë mbrojnë Edi Ramën për aferën Rama Gate”.

“Korruptimi  zyrtarit të FBI-së shkon politikisht për llogari të Putin e Vuçiç dhe kurrë jo për interesat të shqiptarëve, NATO-s, SHBA-ve

Ky është akti më armiqësor, i pseudo-mazhorancës, ata vasalë mbrojnë Edi Ramën për aferën Rama Gate.

Njeriu që prej 1 viti e gjysmë sulmon për antiamerikanizëm ata të cilët rivendosën marrëdhëniet më miqësore me SHBA, rezistuan në mënyrë shembullore në mbrojtje të vlerave, koha provoi se antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës, është Edvin Kristaq xhelati, krim-kryeministri i Shqipërisë dhe Evopës.

Kjo është një betejë epike, do mbrojmë interesat e shqiptarëve do të denoncojmë me forcën më të madhe qëndrimet antishqiptare, antiamerikane, antiperëndimore të krim-kryeministrit të Shqipërisë.

Është ndërruar si mjeran në duart e mafiozëve, kërkesave të Ramës për të mos kërkuar nga Vuçiç mosrespektim të sanksioneve të Natos dhe BE-së, kërkesave të tij samit më samit që të pranojë Serbia prapavijën e Rusisë, deklaratat e tij ndaj perëndimoreve Vuçiç Rama e putin do të përfundojnë së bashku në koshin e plehrave të historisë.

Nuk lëkundemi në bindjet dhe idealet tona, vetëm shqiptarët e lirë jo të mbërthyer nga mafia, do të jenë partner të vërtetë të aleatëve tanë”, tha Berisha.