Rama: Ata që më quajnë hajdut, do ishin të tillë po të kishin vendin tim

228
Sigal

Sipas Ramës, arsyeja që rri në atë pozicion është vetëm për ata që e kanë votuar dhe e kanë zgjedhur për të drejtuar vendin.Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë quajtur hajdut. Në një takim me pensionistët, Rama tha se ata që e akuzojnë me siguri janë vetë të tillë, ose do të ishin nëse do të kishin një post si ai i kryeministrit. Sipas Ramës, arsyeja që rri në atë pozicion është vetëm për ata që e kanë votuar dhe e kanë zgjedhur për të drejtuar vendin.

“Ne jemi këtu për njerëzit, nuk jemi për ata që thonë se jemi. Se ju betohem, pot ë jetë për këta, jo kaq vite, por një orë nga jeta ime nuk e falja për të bërë këtë punë. Këta nuk e dinë fare se çfarë është të jetosh me ndjenjën e detyrimit kur të tjerët të thonë se ti je njeriu që duam të na drejtosh. Këta flasin për lekë sepse ose janë hajduta, ose do të ishin hajdutë po të ishin në vendin tim. Nuk e quan dot tjetrin hajdut në momentin që nuk ke asnjë provë dhe nuk e njeh tjetrin fare,”- tha Rama ndër të tjera.