Ra në dashuri me prostitutën dhe vrau tutorin/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali

251
Sigal

Policia italiane ka zbardhur vrasjen e ndodhur më 22 tetor 2018 ku mbeti i vrarë Shpëtim Frashëri. Gjykata shpalli të pafajshëm tre të pandehurit për vrasjen e Shëptim Frasherit shqiptar, i cili u qëllua për vdekje në Torino natën e 22 Tetorit 2017. Për incidentin në vitin 2020, në fund të një gjykimi që u zhvillua me një procedurë e shkurtuar, autori material i krimit, Donaldi Rushiti u dënua me 12 vjet burg pas arrestimit në Tiranë.

Nuk u dha asnjë dënim për tre bashkatdhetarë të tjerë të viktimës, H.M, 27 vjeç, C.B, 28 vjeç, S.B, 35 vjeç. Sipas gjyqtarëve, këta tre persona ishin thirrur nga Rushiti por kur kanë shkuar në vendngjarje vrasja kishte ndodhur.

Shpëtim Frashëri ishte tutor i prostitutave dhe që prej vitit 2016 kishte qenë në Itali. Ai u sulmua para një lokali gjatë një sherri midis bashkatdhetarëve të tij. Pastaj ai u ndoq për 150 metra dhe u qëllua për vdekje, ndërsa një e shtënë e dytë arriti në dritaren e një apartamenti në katin e parë të një ndërtese. Sipas rindërtimit të bërë nga ekipi që kishte kryer hetimet, nuk ishte një mosmarrëveshje e përqendruar në menaxhimin e tregut të prostitucionit, por Rushiti kishte rënë në dashuri me një nga prostitutat e menaxhuara nga Frasheri dhe kishte për qëllim ta lironte atë dhe merre me vete.