Qytetarët në Kakavijë: Më keq se torturat e Hitlerit

314
Sigal

Kufijtë me Greqinë do të qëndrojnë të hapur deri sot në orën 22:00, teksa nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi rregulla të reja! Nga 17 gushti (nesër) në Kakavijë dhe Kapshticë do të lejohen që të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, më konkretisht 750 udhëtarë në pikën e kalimit kufitar në Gjirokastër dhe 300 në Korçë.

Radha e automjeteve është shkurtuar në 2 km, dhe kaosi pritet të përfundojë brenda orës 22:00. Qytetarët shprehen të lumtur që pritjes po i vjen fundi, e ndërsa ka nga ata që këtë situatë i kanë krahasuar me torturat e kohës së Hitlerit.

“Të lodhur, por edhe të kënaqur se përfundoi. Kemi 43 orë që presim, shpresoj se mbaroi gjithë kjo. Nuk e menduam të kthehemi pas, se jam për rrugë të gjatë”. “Tani që erdhëm në fund, ca të bëjmë. Kam 20 orë që po presim. S’kemi për të kthyer pas, do rrinim vetë. Na ndihmuan autoritetet”.

“Nuk dimë si ta shprehim, këtë radhë që kaluam është më keq se torturat që bënte Hitleri, gjynah që në 2020 të bëhen gjëra të tilla. As nuk e menduam të kthehemi në shtëpi, mora në telefon celularin greke. U thashë do derdhim gjak, erdha për të varrosur mamanë, s’mund ta mbyllë kufirin, paguaj taksat në Shqipëri dhe Greqi, minoritar jam nga Delvina. Janë gjëra që nuk kam fjalë si të shprehem. Autoritet na erdhën, me ujë e me gjëra, shumë faleminderit për këto gjëra”.