NË QSUT NUK PËRDOREN ILAÇE TË SKADUARA! Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.
Mafia politike nxiti oligarkinë dhe krimin të digjte godinën e sapo përfunduar të Urgjencës së QSUT-së

Akuzat më shumë se personale të individëve brënda radhëve të PD-së për gjoja skadencën e ilaçeve, të cilat janë ricikluar me urdhër të drejtuesve është një lojë e pisët, pjesë e lobingjeve të kompanive farmaceutike dhe spitaleve private të lidhura me ato të cilat sot bëjnë sikur u qahet shpirti për pacientët dhe shërbimin shëndetësor, por që dikur urdhëruan privatizimin e spitaleve dhe pasurisë kombëtare. Është i njëjti skenar që në mënyrë tejet të ulët, mafioze dhe kriminale realizoji nxjerrjen jashtë përdorimit për disa muaj të urgjencës së QSUT-së. Organet e hetimit të specializuar, krimit kundër personit dhe atij ekonomik, duhej dhe ende ka kohë që të hetojnë se kush ishin politikisht të interesuar, por edhe ekonomikisht të krijohej kaos kombëtar me jetën e qytetarëve në urgjencën e QSUT-së? Kush janë kartelet e mafies që paguan realizimin e kasapanës së tentativës për djegien e Urgjencës së QSUT-së?! Janë pikërisht këta individë që sot derdhin lotë korkodili, por që paguhen nën dorë nga mafia e pajisieve mjeksore, të cilët kërkonin me çdo kusht shkarkimin e ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Fico, për faktin e vetëm se nuk ju nënshtrua matrapazëve të “tribunës elektorale” që marrin miliona nga rimbursimet fiktive. Sot ka shpifje të ulta sepse ajo nuk lejoi që operacionet të monopolizoheshin tek spitalet e klanit të tyre familjar. Historitë me koncesionin e dializës brenda spitalit ushtarak, pjesë e NATO-s, dhe operacioneve fiktive nga oligarkia që grabiste miliona vetëm duke bërë qepje lëkure por që në kartela shënohej , “heqje organi” kanë marrë fund nga futja në eficencë të plotë e QSUT-së, pikërisht kur ajo drejtohej prej Prof.Dr. Albana Fico.
QSUT ka reaguar, pas akuzave të PD-së për skadencën e ilaçeve duke u shprehur se në këtë institucion nuk përdoren ilaçe të skaduara dhe se lajmet që shpërndahen në disa portale janë të pavërteta. Në qendrën tonë nuk përdoren ilaçe të skaduara. “Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, po dëmton qëllimisht punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve! Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet. Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, është e bllokuar dhe e pamundur të shkarkohet një medikament i skaduar. nuk ekziston dhe nuk ka asnjë rast apo mundësi të ndryshimit të skadencës së një medikamenti”, -thuhet ndër të tjera në reagimin e QSUT-së.
REAGIMI
Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUT, janë të pavërteta! Në QSUT nuk përdoren ilaçe të skaduara! Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe nuk kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.
Kjo është lehtësisht e provueshme në Farmacinë e Spitalit. Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, po dëmton qëllimisht punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve!
Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet. Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, është e bllokuar dhe e pamundur të shkarkohet një medikament i skaduar. Nuk ekziston dhe nuk ka asnjë rast apo mundësi të ndryshimit të skadencës së një medikamenti. Në lidhje me rastin e pretenduar theksojmë se për nevoja administrative, me qëllim diferencimin e medikamentit të skaduar është kërkuar transferimi i sasisë së medikamentit të skaduar nga një magazinë në tjetrën. Kjo për arsye se medikamenti i skaduar fizikisht duhet zhvendosur në karantinën e përcaktuar për ruajtjen e medikamenteve të skaduara, sipas rregullave në fuqi. Sigurojmë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se sasia stok e medikamenteve të skaduara është e pandryshuar. Nëse do ishte përdorur, do kishte ndryshim të gjendjes stok, çka provon se ky pretendim i hedhur qëllimisht në media është dezinformues. Veprimet në sistem bëhen kryesisht pas orës 16.00 me qëllim shmangien e lëvizjes së tyre gabimisht nga përdorues në nivelet e tjera (përgjegjës te farmacive spitalore ose kryeinfermier të pavijoneve) që operojnë në sistem deri në orën 16.00. Për sa i përket citimit se është mashtruar Parlamenti, në korrespondencë zyrtare QSUT është shprehur se: “_Aktualisht në Farmacinë Qendrore NUK ka sasi të medikamentit Feiba (Factor VIII inhibitor bypassing activity) 1000 UI Flakon…; Kjo, pasi sasia e mbetur prej 1137 flakon nga donacioni i përfituar për herë të parë gjatë vitit 2023, me impakt buxhetor 0 (zero) lekë, është i papërdorshëm. Qartësojmë gjithashtu se medikamenti FEIBA, nuk është kemiopreparat. QSU ‘Nënë Tereza’, mbetet e hapur për qartësimin e çdo pretendimi siç u deklarua edhe në Komision parlamentar si dhe për transparencën e nevojshme që i shërben besimit mjek-pacient.
Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, është e bllokuar dhe e pamundur të shkarkohet një medikament i skaduar. Nuk ekziston dhe nuk ka asnjë rast apo mundësi të ndryshimit të skadencës së një medikamenti.
Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda skadencës së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet.





















