Qindra hektarë pyje përfshihen nga zjarri në Bulqizë, rrezikohet qarkullimi i mjeteve

Një zjarr masiv ka përfshirë qindra hektarë pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit ditën e sotme.

Flakët kanë avancuar pasi janë favorizuar edhe nga era e fuqishme duke arritur deri në aksin nacional ‘Qafë e Buallit-Klos’ dhe duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Sigal

Gjithashtu flakët i janë afruar edhe pyjeve të territorit të bashkisë Bulqizë, ku një pjesë e mirë e qytetit është përfshirë nga tymi.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje por nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth nisjes së zjarrit.