“Qeverisem nga një kryeministër pa diplomë”/ Studentja në protestë: Ndodhem në udhëkryqin më të vështirë të jetës! Mendoj të kthehem në…

110
Sigal

Në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, janë të pranishëm dhe studentë. Një prej tyre, Eva Metaj tregoi nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë, vështirësitë me të cilat ajo përballet.

Ajo shprehet se kur e nisi universitetin mezi e priste ditën e diplomimit, pasi mendonte se do të ishte nisja e realizimit të ëndrrave të saj.

Por ajo shton se kjo ishte një iluzion. Sipas saj, në vend që të ishte duke festuar diplomimin, ajo ka dalë në protestë sepse qeveriset nga një kryeministër pa diplomë.

Metaj: Jam një studente e sapodiplomuar. Kur kam nisur universitetin, mezi e prisja ditën e diplomimit. Sepse mendoja se ishte fillimi i realizimit të ëndrrave të projektuara prej vitesh. Paska qenë vetëm një iluzion.

E vetmja mundësi që më është ofruar është të dal në shesh, kur ndoshta duhet të festoja diplomimin tim. Sepse qeverisem nga një kryeministër pa diplomë.

Pasi nuk mund ta di rëndësinë e një studenti ekselent dhe sakrificat e tij. Sot ndodhem në udhëkryqin më të vështirë të jetës. Sot mendoj të kthehem në vendlindje.

Ai sot është kthyer në një prej qyteteve më të varfra në Shqipëri. Sepse pasurinë e vetme që kishim, uzinën e shitën për Skrap. Të vazhdoj të jetoj në Tiranë kur qiraja është rritur shumë. Unë sot jam e zhgënjyer.