Qeveria më në fund godet Kastratin, e kallëzon në Prokurori për Porto Romanon

130
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka depozituar tre padi ndaj kompanisë “Kastrati Group” për shkelje të lejes së punimeve në portin e Porto Romanos në Durrës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se bëhet fjalë për 3 kallëzime të dorëzuara në Prokurorinë e Durrësit, pasi dyshohet se ka zgjeruar punimet në Porto Romano, pa marrë ende leje.

“Kastrati Group” dhe kompania “Eida” dhe “Salillari”po ndërtojnë me koncesion një port detar për shkarkimin e anijeve të hidrokarbureve. Shoqëria konçesionare ka marrë emrin Porti MBM (Multi Buoy Mooring)

Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues, date 18.10.2022, tërhequr nga QKB në datën 25.02.2023, Pronar përfitues i shoqërisë me 25% të kapitalit e me tepwr është:

  • Shefqet Kastrati, shtetas shqiptar, i datelindjes 1961, pronar pwrfitues pwr 42% tw pronwsisw pasi zotwron 65% tw kapitalit tw shoqwrisw KASTRATI GROUP – shoqwri meme me 65% tw kapitalit pwr ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK – shoqwri meme me 99% tw kapitalit pwr Shoqwria konçesionare Porti MBM ( Multi Buoy Mooring ). Data e pwrcaktimit si pronar pwrfitues: 11.05.2002.
  • Asllan Kuqi, shtetas shqiptar, i datwlindjes 1963, pronar pwrfitues pasi zotwron 30% tw kapitalit tw shoqwrisw EUROPETROL GROUP – shoqwri meme me 35% tw kapitalit pwr ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK – shoqwri meme me 99% tw kapitalit per Shoqeria konçesionare Porti MBM ( Multi Buoy Mooring ). Data e pwrcaktimit si pronar pwrfitues: 11.05.2002.

Kompania koncesionare është akuzuar jo vetëm që po ndërton pa leje portin, por edhe për dëmtimin e një objekti të rëndësisë së veçantë, siç është Muri i Portës, muri antik i portës hyrëse romake, një monument kulture i kategorisë së parë.

Arkeologu Neritan Ceka, duke denoncuar këtë skandal, kërkoi çuarjen para drejtësisë të ministres së Kulturës, Elva Margariti.

I njëjti port dyshohet se shërben për shkarkimin e anijeve kontrabandë të naftës, disa prej të cilave janë kapur me sinjalizimin e ndërkombëtarëve.

Kjo është hera e parë që qeveria godet “Kastratin”, një kompani që konsiderohet si kliente e ekzekutivit. Ai është denoncuar publikisht edhe për ndërtimin e 5 kateve pa leje në Doëntoën One te “7 Xhuxhat” dhe për shkelje të tjera me ndërtimet në Tiranë, por qeveria nuk ka marrë ndaj tij asnjë masë. Madje, sipas opozitës, ajo ka bërë një VKM të veçantë, në kundërshtim me ligjin, për t’ia legalizuar katet pa leje, ndërkohë që disa ndërtuesve të tjerë ua sekuestroi ato. / zoom