Qeveria i shantazhon me fashën mbi 800 kwh, por familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë në rajon (TABELA)

165
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë vendosi që aplikojë fashën mbi 800 kilovatorë për të cilën paguhet 9.5 lekë pa TVSH prej vitit 2014. Për muajt nëntor-dhjetor kush konsumon mbi 800 kilovatorë do të paguajë 44 lekë pa TVSH, ose rreth 5 herë më shumë-deklaroi ERE në fund të majit tetor. Por qeveria, nga kryeministri Rama, te ministrja Balluku, apo kreu i Grupit Parlamentar, Balla, kanë thënë se gjithçka varet nga reshjet e pritshme dhe nga kursimi që bëjnë konsumatorët.

Rritja e çmimit u mbrojt dy muaj më parë nga ana e qeverisë me rritjen e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se Shqipëria është i vetmi vend që nuk i ka rritur çmimet e energjisë. Por ndërsa shantazhi me vendosjen ose jo të fashës për konsumin mbi 800 kwh vazhdon dhe mbahet si shpata e Demokleut mbi kokat e konsumatorëve familjarë, një analizë e kryer nga konsulenti i biznesit, Enea Janko, tregon se shqiptarët prej vitesh e kanë paguar energjinë më shtrenjtë se disa vende të tjera në rajon, si Kosova, Serbia, apo Maqedonia e Veriut, që janë marrë për analizë krahasuese.

Qeveria i shantazhon me fashën mbi 800 kwh, por familjet shqiptare e

Tabela krahasuese me çmimet në Shqipëri dhe disa vende të rajonit

Kosova

Në Kosovë kush konsumon deri në 800 kwh në muaj, faturohet me dy fasha: Energjia e harxhuar gjatë natës nga ora 22.00 – 07.00 paguhet me çmim 3.37 lekë/kwh ose 2.82 herë më të ulët se çmimi që paguajnë konsumatorët familjarë në Shqipëri, ndërsa për energjinë e harxhuar nga ora 07.00-22.00 ata paguajnë 7.87 lekë/kwh ose rreth 1.21 herë më pak se në Shqipëri. Kush konsumon më shumë se 800 kwh në muaj, çmimi gjatë natës nga ora 22.00 – 07.00 është 6.88 lekë/kwh ose rreth 6.1 herë më i ulët se çmimi që do të paguanin konsumatorët familjarë në Shqipëri pas datës 1 nëntor dhe për energjinë e harxhuar nga ora 07.00-22.00 ato paguajnë një çmim 14.59 lekë/kwh ose rreth 2.88 herë më pak se në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka katër fasha për pagesën e energjisë elektrike për familjarët. Për energjinë që konsumohet gjatë natës nga ora 22:00 deri në 07.00 paguajnë rreth 1.16 lekë/kwh, ose rreth 8.2 herë më pak se çmimi që paguajnë konsumatorët familjarë në Shqipëri.

Për energjinë që konsumohet nga ora 07.00 – 22.00 paguajnë:

Për konsumin deri në 210 kwh në muaj çmimi është 8.11 leke lekë/kwh ose rreth 1.17 herë më ulët se në Shqipëri.

Për konsumin 210 -630 kwh në muaj çmimi është 8.77 lekë/kwh ose rreth 1.08 herë më ulët se në Shqipëri.

Serbia

Në Serbi konsumatorët familjarë paguajnë çmim fiksprej 8.07 lekë/kwh, pavarësisht nga sasia e konsumit të energjisë elektrike. Krahasuar me çmimin më të ulët në Shqipëri, konsumatorët serbë paguajnë një çmim rreth 1.18 herë më të ulët, ndërsa në krahasim me qytetarët shqiptarë që do të konsumonin mbi 800 kwh në muaj, serbët paguajnë një çmim rreth 5.2 herë më të ulët.

Sikur të mos mjaftonte kjo diferencë e thellë e çmimeve, në Shqipëri zbatohet edhe TVSH-ja prej 20 për qind, ndërsa në Kosovë TVSH-ja është e reduktuar në  8 % dhe në Maqedoni 5 %.

Parë nga ky krahasim, çdo rritje çmimi dhe rikthim fashe, nuk është as përgjigje ndaj krizës botërore as për të edukuar me kursim, por thellim i zhvatjes që qeveria u bën konsumtatorëve familjarë.