Ankandi / Qeveria kërkon të japë me PPP pasaportat biometrike

253
Sigal

Dokumentet biometrike do të jepen sërish me koncesion sipas formulës Partneritet Publik Privat. Në një vendim të fundit, qeveria shqiptare ka përcaktuar si autoritet kontraktues Ministrinë e Brendshme. Së shpejti qeveria pritet të hapë ankandin për dhënien me koncesion të shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike dhe procedurat do të ndiqen nga Ministria e Brendshme, që do të jetë dhe autoriteti kontraktor.

Në mars të vitit 2013 mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe kompanisë u arrit marrëveshja për shtyrjen e kontratës edhe me 10 vite të tjera, por me sa duket qeveria parashikon përfundimin e marrëveshjes, duke kërkuar hapjen sërish të garës me formulën Partneritet Publik Privat.

Është ende e paqartë se pse qeveria Rama kërkon të ndërpresë kontratën me konsorciumim IDEMIA, pasi afati përfundon në mes të vitit 2023. Në lojë janë miliona euro që duhet të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në këtë kohë pandemie shpenzimi i parave në kaprico të tilla është shumë i tepërt.