87-vjeçari H.B është proceduar penalisht nga policia. Sipas informacioneve, i moshuari është marrë në procedim për shkak se qeni i tij i racës Pitbull, një ditë më parë kafshoi një vogëlushe 4-vjeç.
Ngjarja tronditi komunitetit, ndërsa vogëlushja u transportua menjëherë në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.






















