Qëlloi me plumb në gjoks 28-vjeçarin shqiptar teksa po shkonte në punë, arrestohet bashkatdhetari i tij

39
Sigal

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar si autor të dyshuar të atentatit ndaj 28-vjeçarit shqiptar në Itali, më 4 tetor në Mantë.

I riu u qëllua me plumb në gjoks teksa po shkonte me makinë për në punë.

Autori i dyshuar është bashkatdhetari i tij, Altin Jakini, i arrestuar një javë më vonë në Busca.

Sipas hetimeve, autori po udhëtonte me një furgon dhe iu është afruar mjetit ku ndodhej 28-vjeçari në Via Stazione.

Ai ka qëlluar në drejtim të tij teksa mjeti ishte në lëvizje, ndërsa në atë moment raportohet se nuk ka pasur sherr verbal mes dy të rinjve, teksa nuk dihet ende motivi i ngjarjes.

Makina ku udhëtonte i riu ka përfunduar në kanal dhe i plagosuri është transportuar në spitalin Santa Croce në Cuneo në gjendje të rëndë.

Autori është identifikuar pasi kamerat kanë filmuar furgonin ku lëvizte 29-vjeçari, Altin Jakini.