Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 35-vjeçarit, identifikohet autori

53

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë në drejtim të 35-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri.

Sipas policisë në kërkim është shpallur B. Ll. i cili qëlloi me armë në drejtim të K.B. 35 vjeç. Po punohet edhe për kapjen e bashkëpunëtorit të tij DSh. 24-vjeç i cili ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij. Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.