Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Vlorë, plagoset një person

204
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një automjeti BMW X5 me targa AB 797 CS duke lënë të plagosur një person.

Dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, pasi automjeti që ka qenë shënjestër e plumbave është qëlluar disa herë në pjesën e përparme të tij.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që një ekip është nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të saj.