Pylli i Sodës plot me plehra, një ditë pas shfaqjes televizive të Ramës

227
Sigal

Kjo video tregon kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë zgjodhi Pyllin e Sodës në Vlorë për të prezantuar një aksion të ri të quajtur ‘Shqipëri e Pastër’. Pas shfaqjes dhe deklaratës që bëri në mes të pyllit të Sodës, ku kritikoi kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, Edi Rama iu bashkua aksionit për pastrimin e pyllit.

Një ditë pas kësaj ngjarje, SYRI  bëri një vëzhgim në Pyllin e Sodës për të parë nëse aksioni i qeverisë kishte qëllim pastrimin e pyllit apo një tjetër rast për të bërë propagandë.

Pamjet që po shihni tregojnë mbetje urbane të hedhura kudo nëpër pyll, të cilat mesa duket nuk janë parë nga Kryeministri Edi Rama dhe njerëzit që e shoqëruan në aksionin e pastrimit.

Situata është më e rëndë sesa duket në fakt, pasi mbetjet urbane jo vetëm që nuk u pastruam, por qartazi në hapësira të ndryshme brenda parkut me pisha janë krijuar gropa ku hidhen mbetjet dhe më pas mbulohen me dhe.

Në aksionin e ditës së diel, Edi Rama thumboi dhe kritikoi ashpër kryebashkiakët për menaxhimin e dobët të mbetjeve, madje duke i kërcënuar dhe me sanksione.