Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi organizonte lojëra fati në zonën e Kombinatit duke punësuar dhe një të mitur.
Sipas burimeve, aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një ambient lokali në zonën e Kombinatit. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj 15-vjeçarit që ishte i punësuar.
Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
Vihet në hetim i mituri.
Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





















