Punësimi ligjor për shqiptarët në Zelandën e Re

6903
Në rast se doni të qëndroni përkohësisht në Zelandën e Re (ZR), mund t’iu nevojitet të aplikoni për një vizë vizitori ose leje kur nuk do të studioni ose punoni. Kur ju jepet leje, mund të qëndroni në ZR deri në 9 muaj. Kushtet e përgjithshme për vizë: shëndet i mirë, përshtatja e vizës me qëllimet e vizitës, pasaporta e vlefshme deri 3 muaj pas datës kur keni planifikuar të largoheni nga ZR dhe prova se do të largoheni nga ZR. Duhet të vërtetoni se keni plane dhe mjete për t’u larguar brenda periudhës së vlefshmërisë së lejes suaj. Prova të përshtatshme përfshijnë: bileta udhëtimi të blera (të konfirmuara ose me datë kthimi të hapur) për t’u larguar nga ZR drejt një vendi ku keni të drejtën të shkoni; konfirmim me shkrim nga linja ajrore ose nga agjencia e udhëtimit se është prenotuar dhe paguar një udhëtim i ardhshëm për t’u larguar dhe vërtetim se keni fonde. Gjithashtu, është e nevojshme që të vërtetoni se keni para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë qëndrimit tuaj. Kjo do të thotë se keni minimalisht: 1000 USD ZR për person për secilin muaj të vizitës, 400 USD ZR për person për muaj nëse keni paguar tashmë për akomodimin – duhet të vërtetoni se e keni bërë këtë pagesë, nëpërmjet dokumenteve si: fatura të parapaguara hoteli. Prova të mjaftueshme të fondeve në formën e parave të thata, çeqeve të udhëtarëve, drafteve bankare dhe kartave të njohura të kreditit. Rekomandohet që vizitorët të kenë deklaratë të përditësuar të gjendjes së kartës së kreditit. Prova të tjera të pranueshme janë deklarata e një sponsori nga ZR që merr përsipër të paguajë strehimin dhe jetesën tuaj. (Shihni formularin e sponsorizimit për të vizituar ZR (NZIS 1025) PDF).http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/31F1BFFC-2BB2-442D-981A-30FB01F4C18E/0/1025.pdf.

Dhënia e lejes

Nëse ju jepet leje vizitori duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj: Nuk mund të punoni ndërkohë që jeni në ZR (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet një leje pune); nuk mund të studioni për më shumë se 3 muaj ndërkohë që jeni në ZR (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet leje studenti); duhet të respektoni ligjet e ZR dhe të qëndroni në ZR për aq kohë sa lejoheni nga leja juaj. Kontrolloni në këtë link për të parë se ku duhet ta dërgoni aplikimin tuaj për vizë: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/visit/visitors/process/default.htm
Imigracioni për qëllime punësimi; a. kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të punëtorëve të huaj

Kategoria e emigrantëve të kualifikuar

Kategoria e Emigrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet dhe përvojën e kërkuar dhe të cilët dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë përgjithmonë në ZR. Ju dhe familjarët tuaj që janë të përfshirë në aplikim duhet të plotësoni standardet e mëposhtme.

• Shëndeti: Duhet të gëzoni shëndet të mirë. Nëse Shprehja e interesit pranohet dhe ju ftoheni për të aplikuar për qëndrim, do të duhet të kryeni një kontroll tek një mjek i miratuar. Aplikimi juaj duhet të shoqërohet nga vërtetime mjekësore dhe radiografi të kraharorit për secilin person.

• Karakteri: Duhet të keni karakter të mirë. Duhet të sillni një vërtetim nga policia dhe prova për të gjithë aplikanët mbi 17 vjeç. Disa persona të cilët kanë kryer krime të rënda nuk do të lejohen fare të hyjnë në ZR. Seksioni 7(1) i Ligjit për Imigracionin paraqet kushtet të cilat ju skualifikojnë.

• Njohuritë e gjuhës angleze: Duhet të flisni mjaftueshëm anglisht. Nëse jeni aplikanti kryesor ose jo, duhet të arrini një farë niveli të njohurive të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.

• Regjistrimi profesional: Në disa fusha të punës, do t’iu duhet të siguroni se keni regjistrim profesional nëse doni të punoni në ZR. Nëse ju nevojitet regjistrim dhe nuk e keni, nuk do të mund të punoni në profesionin e zgjedhur në kuadrin e Kategorisë së Emigrantëve të Kualifikuar.
Industritë që kanë kërkesa të mëdha për punonjës të kualifikuar përfshijnë: Arsimi, shëndetësia dhe grupet mjekësore; teknologjinë e informacionit dhe e komunikimeve; bujqësia dhe zhvillimi i fermave; inxhinieria dhe tregtia. Lista e Kualifikimeve për Nevoja të Menjëhershme identifikon punët dhe kualifikimet që nevojiten në ZR, sipas rajoneve. Lista e Kualifikimeve për Nevoja Afatgjata tregon zonat ku ZR ka mungesa të vazhdueshme për persona të kualifikuar. Më shumë informacion shikoni në linkun e poshtëshënuar në:http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/
Punësimi për qëndrim

Kategoria punësim për qëndrim ju lejon të merrni një vizë të përkohshme pune dhe/ose lejeje si një hap drejt përfitimit të qëndrimit të përhershëm. Aplikantët mund të kualifikohen në profesionet e kërkuara në ZR ose mund të kenë talent në sport dhe art. Duhet të plotësoni disa kritere për të marrë vizë dhe/ose leje pune në kuadrin e kategorisë Punësimi për Qëndrim. Në këtë seksion mund të shihni nëse ju nevojitet vizë ose leje pune, nëse i plotësoni kriteret dhe se çfarë ju lejon të keni një vizë ose leje të llojit Punësim për Qëndrim. Për të hyrë në ZR në këto baza duhet të: gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter të mirë; keni një pasaportë që është e vlefshme për të paktën 3 muaj pas datës kur duhet të largoheni nga ZR; të jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në ZR; keni vizën e duhur për vizitën tuaj. Nëse ju jepet leja e punës duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj: 1) puna të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen tuaj; 2) duhet të respektoni ligjet e ZR; 3) duhet të qëndroni në ZR vetëm për periudhën e lejuar nga leja juaj. Gjithashtu, përveç plotësimit të kushteve për të gjithë aplikantët, duhet të plotësoni edhe kriteret e politikës sipas së cilës po aplikoni për vizë ose leje Punësimi për Qëndrim. Politika sipas së cilës ju aplikoni varet nga profesioni dhe rrethanat në të cilat gjendeni. Për më shumë informacion mbi këtë kategori ju lutemi të shihni: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktoresidence/

Qëndrim prej punësimit

Kategoria Qëndrim prej Punësimit është për personat të cilët janë në ZR në bazë të një lejeje. Nëse keni jetuar në ZR me një leje pune për 2 vjet, plotësoni kriteret për të marrë leje qëndrimi në kuadrin e kategorisë Qëndrim prej Punësimit. Për të plotësuar kriteret për qëndrim sipas kësaj kategorie, ju duhet të plotësoni kriteret e shëndetit, karakterit dhe të aftësive të gjuhës angleze. Nëse po përfshini edhe partnerin/en tuaj në aplikim, duhet të plotësoni kushtet për njohjen e partneritetit. Përveç plotësimit të kushteve të përgjithshme, duhet të plotësoni edhe kushtet për kategorinë “Qëndrim prej Punësimit” në kuadrin e së cilës po aplikoni. Kategoria sipas së cilës ju aplikoni varet nga politika sipas së cilës ju është dhënë leja Punësim për të Qëndruar. Më shumë informacion në: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/residencefromwork/

Punonjës i një kompanie që transferohet

Nëse jeni punonjës kyç i një biznesi që po zhvendos operacionet e tij në ZR, mund të aplikoni për leje pune dhe pastaj për leje qëndrimi në bazë të kategorisë sonë Punonjës i një kompanie që transferohet duhet të jeni punonjës kyç i biznesit që po zhvendoset; mos keni mundësi të plotësoni kriteret për miratim sipas kategorive të politikave të tjera të qëndrimit për emigrantët; plotësoni kërkesat për shëndetin dhe karakterin; njihni gjuhën angleze; paraqisni certifikatë të IELTS; tregoni se e keni përdorur më parë gjuhën angleze ose se jeni një përdorues i aftë i gjuhës angleze (mund t’ju duhet të paraqisni një certifikatë IELTS për të konfirmuar nivelin tuaj të gjuhës angleze). Paguani paraprakisht tarifën e shkollimit ESOL. Më shumë informacion: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/relocatingwithemployer/howdoiapply/

Punoni përkohësisht në ZR, kategoria e punësimit të përkohshëm

Personave të cilët kanë një ofertë pune nga një punëdhënës në ZR, të kualifikuar në profesione të cilat kërkohen në ZR dhe që vijnë në ZR për një qëllim ose veprimtari të caktuar dhe të cilët duan të fitojnë përvojë pune ose të punojnë pasi kanë studiuar në ZR, mund t’ju jepen viza dhe leje të përkohshme pune. Për më shumë informacion shihni http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktemporarily/

Kategoria e punësimit gjatë kohës së pushimit

Nëse jeni në moshën 18–30 vjeç mund të plotësoni kriteret për të jetuar në ZR nëpërmjet pushimeve gjatë të cilave edhe punoni. Për t’ju ndihmuar të gjeni punë në ZR ka një listë me faqe elektronike të cilat do t’ju ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për punë. Shumica e këtyre faqeve elektronike që ndodhen në këtë listë mund të përdoren pa pagesë dhe do t’ju japin informacionin për të cilin keni nevojë për të planifikuar pushimet, për të gjetur punë, për të njohur vendin dhe për të kaluar mirë në ZR. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/;www.backpackerboard.co.nz – Planifikoni dhe diskutoni udhëtimet tuaja, shihni veprimtaritë dhe këshillat dhe mësoni mbi kriteret e punësimit për pushues; www.bunac.com – Kjo organizatë ndërkombëtare ofron punësim për pushues të rinj dhe studentë si dhe ofron mbështetje dhe këshillim gjatë gjithë pushimeve; www.anyworkanywhere.com – informacion për punësimin për pushues në ZR; www.nzjs.co.nz – kërkim për punë në ZR për programe specifike për personat me Vizë Punësimi për Pushues.

Punësim sezonal në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë

Llojet e punës sezonale në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë
a. Politika për punëdhënësit e njohur sezonalë (PNJS)
Politika për Punëdhënësit e Njohur Sezonalë është për punonjësit nga vendet e tjera që vijnë të punojnë në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë. Kriteret dhe procedurat për dhënien e lejes së këtij lloji janë më poshtë: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/rse/
b. Tranzicioni drejt politikës së punëdhënësve të njohur sezonalë
Politika Tranzitore e Punonjësve të Njohur Sezonalë (TPNJS) lejon persona që aktualisht ndodhen në ZR të punojnë për punëdhënës, të cilët janë duke filluar të përdorin politikën e PNJS. Shihni kriteret dhe procedurën për të dhënë këtë lloj lejeje: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/trse/default.htm
c. Skema e punësimit për pushues (SPP)
Skema e Punësimit për Pushues lejon një numër njerëzish nga vende të caktuara ndërmjet moshave 18-30 vjeç të vijnë në ZR dhe të bëjnë punë të përkohshme. Ju lutemi t’i referoheni: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/
d. Zgjatja e afatit të punësimit për pushues
Zgjatja e afatit të Punësimit për Pushues është një leje e re për të cilën mund të aplikojnë personat që kanë aktualisht leje për punë gjatë pushimeve në fund të qëndrimit të tyre nëse kanë kryer tre muaj punë sezonale në industrinë e hortikulturës dhe vreshtarisë gjatë punësimit të tyre si pushues. Për më shumë informacion, shihni faqen e mëposhtme elektronike: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/workingholidaymakerextensionpermit.htm
20 faqe elektronike për të kërkuar punë
www.seek.co.nz, www.nzrecruitme.co.nz, www.newkiwis.co.nz, www.job.co.nz, www.jobstuff.co.nz, www.jobzone.co.nz, www.seek.co.nz. www.fres.co.nz – Shërbimi për Mbështetjen e Punësimit në Ferma është i specializuar në gjetjen e kandidatëve të përshtatshëm për pozicione pune në ferma-bulmetore; www.canstaff.co.nz – Canstaff janë specialistë rekrutimi në Ishullin Jugor të Zelandës së Re www.satara.co.nz –kooperativë e kivit dhe avocados;www.picknz.co.nz – PickNZ ju ndihmon të gjeni punë në fushën e hortikulturës në rajonet më të mëdha që po zhvillohen në Zelandën e Re; www.pickapicker.co.nz – Pick-A-Picker është një kompani e Zelandës së Re që lidh në mënyrë efektive punëtorët sezonalë dhe industrinë e frutave të Zelandës së Re; www.jobscentral.co.nz – Zgjidhje Sezonale jep këshillim dhe mundësi për të gjithë procesin e gjetjes së punësimit në Otagon Qendrore; www.adeccopicknplay.com – punësim i përkohshëm në vjeljen e frutave; www.robinsonhorticulture.co.nz – me vendndodhje në Gjirin Hawke ofron mundësi punësimi sezonal; www.seasonalwork.co.nz; www.winejobsonline.com; www.wwoof.co.nz – Punëtorë në Ferma Organike; www.nzkgi.org.nz/seasonal-labour – NZ Kiwifruit Growers Inc ofron informacion dhe punësim mbi vjeljen e frutave në rajonin Bay of Plenty; www.hortnz.co.nz/activityareas/seasonalwork.html – Linqe dhe informacion për vjeljen e frutave në ZR; www.coolstore.co.nz – Ofron mundësi punësimi sezonal për vjelësit e frutave; www.workinnz.co.nz – Mr Apple NZ Ltd ka punësim dhe strehim për vjelësit e frutave; www.eastpack.co.nz – Ofron mundësi punësimi sezonal. Punëtorë për përpunimin e kivit me 3 vendndodhje në Bay of Plenty – Te Puke, Edgecumbe dhe Opotiki; www.hhes.co.nz – Vendosni CV-në tuaj dhe kërkoni punë. Punësohuni në industrinë spitalore duke përfshirë edhe pozicionet e përkohshme; www.hospo.com – Një rrjet ndërkombëtar rekrutimi

Programet au-pair dhe programe të tjera specifike për punësimin e të huajve

Sipas skemave të punësimit për pushues, të rinj nga vendet e miratuara mund të udhëtojnë për në ZR për pushime dhe të punësohen gjatë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Për të plotësuar kriteret për vizë dhe leje pune sipas këtyre skemave, aplikantët duhet të jenë 18-30 vjeç, të mos jenë të shoqëruar nga fëmijë, të japin prova për fonde të mjaftueshme për të paguar udhëtimin e kthimit, të plotësojnë kushtet e skemës specifike sipas së cilës po aplikojnë dhe të aplikojnë me formularin e duhur të aplikimit për skemën e Punësimit për Pushues (shihni gjithashtu më poshtë “Aftësia për të aplikuar në ZR”). Mbajtësit e këtyre lejeve nuk i plotësojnë kriteret për të ardhur në ZR për punësim të mëtejshëm gjatë pushimeve sipas skemës dhe nuk duhet të fillojnë punë të përhershme në rast se nuk aplikojnë për leje pune dhe nuk e marrin atë. http://www.studyingnewzealand.com/au-pair-new-zealand; • Dadot Ndërkombëtare – Zelandë e Re – http://www.nznannies.org.nz;

Emigracioni për qëllime studimi. Kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit për studentët

Nëse vini në ZR për të studiuar për më shumë se 3 muaj, do t’ju nevojitet vizë ose leje për studentë. Kriteret:

1. T’iu jetë ofruar një vend nga një institucion arsimor i ZR (kursi juaj duhet të jetë i miratuar nga Autoriteti i Kualifikimeve i ZR (AKZR).
Institucionet arsimore universitare ofrojnë kurse për studentë ndërkombëtarë në rast se plotësojnë disa kushte: Institucione trajnimi private (ITP) mund të ofrojnë për studentët ndërkombëtarë vetëm kurse që janë më të gjata se tre muaj dhe që janë regjistruar në AKZR. ITP duhet të jetë i akredituar nga AKZR për ta ofruar kursin. Institucionet që përfshijnë ato universitare, politeknike, kolegje arsimore mund të ofrojnë kurse që janë më të gjata se 3 muaj dhe që janë regjistruar në AKZR. Institucioni duhet të jetë i akredituar për ta ofruar kursin. Regjistrimi i një studenti ndërkombëtar nuk duhet të pengojë një student të ZR ose një student të Agjencisë për Zhvillim dhe Asistencë të ZR që të ketë një vend studimi në të njëjtin institucion.
2. Kriteret shëndetësore 

3. Prova se keni fonde për të siguruar jetesën: Keni apo ka para të mjaftueshme në emrin tuaj në ZR; një person tjetër ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet tuaja të strehimit dhe të jetesës; një sponsor nga ZR ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet tuaja të strehimit dhe të jetesës, ose keni asistencë financiare në dispozicionin tuaj, në kuadrin e programeve të përkrahjes që zhvillohen nga ndonjë institucion shtetëror në ZR. Nëse kursi që keni ndër mend të ndiqni ka një kohëzgjatje më pak se nëntë muaj duhet të tregoni se keni në dispozicion: 1000 USD ZR për secilin muaj të qëndrimit tuaj; 400 USD ZR për secilin muaj, nëse strehimi juaj është paguar tashmë (duhet të vërtetoni që strehimi është paguar); një letër nga institucioni arsimor ku deklarohet se strehimi dhe shpenzimet e tjera të jetesës janë të përfshira në paketën e shërbimeve të cilën e keni paguar tashmë. Nëse kursi ka një kohëzgjatje më shumë se nëntë muaj, duhet të tregoni se keni në dispozicion: 10,000 USD ZR në vit për të mbuluar shpenzimet gjatë qëndrimit tuaj në ZR ose provat e ekzistencës së fondeve mund të jenë në formën e parave të thata, çeqeve të udhëtarëve, drafteve bankare ose karta krediti.

4. Prova se keni planifikuar të largoheni: Bileta udhëtimi për t’u larguar nga ZR për në një vend ku ju lejohet të hyni; ose prova se keni para të mjaftueshme në ZR, përveç fondeve që do t’ju nevojiten për shpenzimet e jetesës.

5. Pasaporta: Duhet të keni një pasaportë të vlefshme për të paktën 3 muaj përtej kohës deri kur keni ndër mend të qëndroni.

6. Kriteret e lejes: Duhet të frekuentoni vendin e studimit të përmendur në lejen tuaj. Mund të aplikoni për ta ndryshuar kursin ose institucionin tuaj. Duhet të jeni në gjendje të vërtetoni se po arrini rezultate kaluese në kursin tuaj; Mund të merreni vetëm me punë që ju lejohen nga leja juaj e studentit; Duhet të zbatoni ligjet e ZR; Duhet të qëndroni në ZR për aq kohë sa ju lejon leja juaj e qëndrimit. Informacion i hollësishëm për procedurën e aplikimit: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/study/application/default.htm

Formularët: http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/1939D919-202D-4388-83C3-C934016C3BB9/0/1012.pdf; http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/8D76710A-1F4A-452F-8C5D-8663738F560A/0/1013.pdf; Agjencia përgjegjëse për depozitimin e aplikimit tuaj: Nëse po aplikoni nga jashtë ZR, aplikimi juaj duhet të bëhet dhe të miratohet para se të udhëtoni për në ZR. Ju lutemi të kontrolloni vendin tuaj: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/LinkAdministration/ToolboxLinks/officeandfeescalculator.htm

b) bursa universitare dhe pasuniversitare: Ministria e Arsimit:http://www.minedu.govt.nz/index.cfm?layout=document&documentid=3788&data=l
– Bursat për doktoraturë (PhD) të Universitetit Massey: http://www.massey.ac.nz/massey/international/scholarships/financial-assistance.cfm
c) Lista e universiteteve dhe kolegjeve kryesore në ZR: Universiteti Victoria, Uéllington; http://www.vuw.ac.nz; Instituti i Teknologjisë Waikato: http://www.wintec.ac.nz; Universiteti Waikato: http://www.waikato.ac.nz; Kolegji i Arteve dhe Dizenjimit Whitecliffe: http://www.wcad.ac.nz; Instituti i Teknologjisë, Uéllington: http://www.weltec.ac.nz; Instituti i Teknologjisë, Auckland: http://www.ait.ac.nz; Universiteti Canterbury: http://www.canterbury.ac.nz; Instituti i Teknologjisë Politeknike i Kishës së Krishtit: http://www.cpit.ac.nz; Universiteti Lincoln: http://www.lincoln.ac.nz; Universiteti Massey: http://www.massey.ac.nz; UNITEC: http://www.unitec.ac.nz; Universiteti Auckland: http://www.auckland.ac.nz dhe Universiteti Otago: http://www.otago.ac.nz; Universiteti Waikato: http://www.waikato.ac.nz
Procedura e azilit

Procedura për të Kërkuar Azil: Së pari duhet të plotësoni një formular ‘Konfirmim i Kërkesës për Statusin e Refugjatit në ZR’. Mund ta merrni këtë dokument nga: Shërbimi i Imigracionit i ZR, Telefon: 0508 55 88 55, Faks: +64 4 801 2928 ose Shërbimi i Imigracionit i ZR, Dega për Statusin e Refugjatëve, Telefon: +64 9 914 5999, Faks: +64 9 914 5298. Adresa: 12th floor, 280 Queen Street Auckland. Orari: 8.00 – 17.00. Duhet të dorëzoni formularin tuaj pranë Degës për Statusin e Refugjatëve të Shërbimit të Imigracionit të ZR nëpërmjet postës ose personalisht. Brenda pak muajve pasi keni paraqitur formularin, do të njoftoheni për orën dhe datën e intervistës me një Oficer për Statusin e Refugjatëve. Ky Oficer për Statusin e Refugjatëve do të realizojë një intervistë me ju dhe do të marrë një vendim mbi kërkesën tuaj për statusin e refugjatit. Nëse kërkesa juaj është e suksesshme, do të lejoheni të aplikoni për qëndrim në ZR. Nëse kërkesa juaj nuk është e suksesshme, mund t’ju largojnë nga vendi ose mund të ankimoni kundër vendimit. Për të ankimuar, duhet të paraqisni kërkesën përkatëse pranë Autoritetit të Apelit për Statusin e Refugjatëve (AASR) brenda 10 ditëve të punës pas marrjes së njoftimit për vendimin në lidhje me rastin tuaj. Nëse apeli juaj rezulton i pasuksesshëm, mund të paraqisni një kërkesë të re për statusin e refugjatit ose një kërkesë për shqyrtimin gjyqësor të vendimit që është marrë për ju. Përndryshe, do t’ju largojnë nga ZR.
Kategoria e mbështetjes së familjeve të refugjatëve
Objektivi i kategorisë së mbështetjes së familjeve të refugjatëve është të ndihmojë refugjatët që jetojnë në Zelandën e Re për t’u vendosur duke i lejuar ata të sponsorizojnë familjarët e tyre për të qëndruar. Çdo vit mirëpresim 300 persona të sponsorizuar (duke përfshirë partnerë dhe fëmijë në varësi) që vendosen në ZR në kuadrin e Kategorisë së Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve. Kategoria e Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve ka zëvendësuar sistemin e mëparshëm me short të Kuotave për Familjet e Refugjatëve. Marrja e familjes suaj në ZR është një proces me tre faza: 1. Ju regjistroheni si sponsor; 2. Ne përzgjedhim regjistrimin tuaj; 3. Familjarët tuaj aplikojnë për qëndrim; Kategoria e Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve ka një sistem me dy nivele. Përparësi u jepet atyre sponsorëve të cilët plotësojnë kriteret e nivelit të parë të sponsorizimit – këta persona kanë një nevojë më urgjente për të marrë; familjen e tyre në ZR. Më shumë informacion për dhënien e azilit në ZR mund të gjendet në faqen e mëposhtme elektronike: http://www.unhcr.org.au/nzqanda.shtml.
6. Bashkimi familjar. Qëndrimi i përhershëm për familjen. Mund të aplikoni që të vini të jetoni në ZR nëse jeni të sponsorizuar nga një pjesëtar familjeje i cili është shtetas i ZR dhe/ose është me qëndrim në ZR. Duhet të bëni pjesë në një nga grupet e mëposhtme:
I. Partner/e – jeni bashkëshorti ose bashkëshortja e një shtetaseje/shtetasi të ZR ose të një personi me qëndrim të përhershëm. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/partner/
II. Fëmijë në Varësi – jeni fëmijë në varësi të një prindi i cili është shtetas i ZR ose ka qëndrim të përhershëm në ZR. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/dependentchild/
III. Prind – keni një fëmijë që është shtetas i ZR ose që ka qëndrim të përhershëm në ZR. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/parent/
IV. Vëlla, motër, ose fëmijë në moshë madhore – keni një vëlla, motër ose fëmijë në moshë madhore i cili është shtetas i ZR ose ka qëndrim të përhershëm në ZR. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/brothersisteradultchild/
Më shumë informacion: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/familycategories.htm
Sistemi i kujdesit shëndetësor
Në ZR secili gëzon kujdes mjekësor gjatë gjithë jetës. Gjithë kujdesi shëndetësor bazë ofrohet pa pagesë nëpërmjet sistemit të shëndetit publik. Kjo do të thotë se ndërsa duhet të paguani për disa shërbime rutinë, si p.sh. vizita tek mjekët dhe dentistët lokalë, shërbime të tjera më të shtrenjta, si p.sh. trajtimi në spital, me përjashtime të rralla, ofrohet falas për të gjithë personat me qëndrim në vend. Gjithashtu, qeveria jep ndihmë financiare për vizita tek mjekët lokalë dhe recetat për fëmijët e vegjël, për personat të cilëve u nevojitet kujdes shëndetësor i shpeshtë si dhe për personat me të ardhura të ulëta. Skema e kompensimit në rast aksidentesh e cila është miratuar me ligj (KRA) ndihmon për të paguar për trajtimin spitalor, mjekët, trajtimin nga psikoterapistët dhe trajtime të tjera të specializuara. Nëse dëmtimi është i rëndë, do të bëhet edhe pagesë për të kompensuar humbjen e pagës. Më shumë informacion mbi sistemin e kujdesit shëndetësor në ZR mund të gjeni në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Shëndetësisë http://www.moh.govt.nz/healthsystem.
Sistemi i sigurimit shoqëror
Sigurimi shoqëror është në masë me një karakter jo–kontribues në ZR dhe zyrtarisht, as punëmarrësit dhe as punëdhënësit nuk paguajnë kontribute. Në praktikë, punëmarrësit dhe të vetë–punësuarit duhet të kontribuojnë për skemën e Korporatës për Kompensim në Rast Aksidentesh (KKRA, www.acc.co.nz), e cila bën kompensimin financiar në rast aksidentesh në punë ose diku tjetër. Kontributet e KKRA zbriten nga paga zakonisht sipas sistemit paguaj – ndërsa – fiton – paratë (PNFP) me një përqindje të barabartë me 1.20 USD për 100 USD të fitimeve të tatueshme deri në një kufi fitimi prej 85, 795$ (shifrat dhe përqindjet zakonisht rishikohen çdo vit). E rëndësishme është të shënohet se marrja e çdo lloj përfitimi, që kolektivisht njihet si “transferta qeveritare” nga skemat shtetërore nuk varet nga fakti nëse keni kontribuar ose jo për skemën. P.sh. ndihma e papunësisë dhe pagesa e ditëve të raportit mjekësor janë të disponueshme për të gjithë shtetasit e Zelandës së Re dhe personat me qëndrim të përhershëm pavarësisht nga historia e tyre e punës, megjithëse mund të ketë kritere të tjera përzgjedhjeje, si dhe mund të vlerësohet nevoja e tyre. Shtetasit e ZR, personat me qëndrim të përhershëm dhe punonjësit e huaj që janë punësuar përkohësisht në ZR janë të mbuluar nga sigurimi shoqëror pa qenë e nevojshme të derdhin kontribute të sigurimit shoqëror. (Por ata duhet të derdhin kontribute për skemën e KKRA). Për më shumë informacion kontaktoni Zyrën Kombëtare të Punës dhe të të Ardhurave, Level 8, Bowen State Building, Bowen Street, PO Box 12-136, Wellington (telefon pa pagesë 0800-559 009 or 09-916 0300, www.workandincome.govt.nz). Ministria e Zhvillimit Social të Zelandës së Re: http://www.msd.govt.nz/.
Strehimi: http://www.immigration.govt.nz/nzopportunities/lifestyle/housing/default.htm.
Njohja e diplomave (kushtet, organet profesionale kompetente): Njohja e Universitetit
• KKK (Kuadri Kombëtar i Kualifikimeve) & CKAA (Certifikata Kombëtare e Arritjeve Arsimore).
http://www.nzqa.govt.nz/qualifications/index.html
• Diploma IB3 është një pasaportë për arsimin e lartë. Universitetet në gjithë botën i mirëpresin karakteristikat unike të studentëve të Programit të Diplomave IB dhe vlerësojnë mënyrën se si programi ndihmon studentët të përgatiten për të ndjekur arsimin e lartë universitar. Studentët IB zakonisht pranohen në universitetet që njihen si më të mirat në botë. Shumica e këtyre institucioneve kanë përcaktuar politikat e tyre për njohjen e diplomës IB. http://www.ibo.org/diploma/recognition/ ndërkombëtare
10. Shërbime mbështetëse për emigrantët: • Informacion i përgjithshëm për emigrantët në – http://www.immigration.govt.nz/; Lista e agjencive jo–fitimprurëse për emigrantët që ofrojnë ndihmë për vendosjen e imigrantëve të rinj në ZR – http://www.nzsbdirectory.co.nz/NZSB_Migrant_agencies.html; • Gjuha angleze për Folësit e Gjuhëve të Tjera – http://www.tec.govt.nz/templates/standard.aspx?id=467&jssup=1; Immigratetonz.com përbëhet nga një grup kompanish të sektorit privat, Agjenci të Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimeve të Imigracionit të ZR që kanë qëllimin e përbashkët të tërheqin, mbështesin dhe asistojnë emigrantët e kualifikuar të transferohen për në Zelandën e Re – http://www.immigratetonz.com/index.html; Trusti për Veprimtaritë për Emigrantët – Mirëserdhët – Trusti për Veprimtaritë për Emigrantët ka të bëjë me fuqizimin e emigrantëve dhe refugjatëve për të arritur qëllimet e tyre për një jetë më të mirë ndërsa e kthejnë këtë vend në shtëpinë e tyre dhe bëhen pjesë e rritjes së vendit – http://www.migrantactiontrust.org.nz/index.html; Jetë e re në ZR paraqet gjithçka që emigrantët e mundshëm duhet të dinë për të pasur një tranzicion më të lehtë – http://www.books4u.co.nz/; Kurse të gjuhës angleze janë të disponueshme për emigrantët në rajone specifike dhe burime të tjera që u ofrohen emigrantëve që duan të përmirësojnë njohuritë e gjuhës angleze http://www.business.govt.nz/Content/Published/Developing-business-skills/Business-training-and-courses/Englishlanguage-courses-in-New-Zealand.aspx; Ekspertët e imigracionit – http://www.nzimmigrationexperts.co.nz/.
• Një përzgjedhje e paketave informuese për vizitorë dhe emigrantë të cilat përmbajnë edhe dokumentacion të Shërbimit të Imigracionit të ZR dhe formularët e aplikimit së bashku me informacion të zgjeruar në lidhje me jetesën dhe punësimin në ZR për profesionistë të kualifikuar të cilët janë të interesuar të aplikojnë për qëndrim të përhershëm – http://www.nz-immigration.co.nz/
• Zyra e Vizave e Zelandës së Re – http://www.visabureau.com/newzealand/default.aspx
• Nëse ju nevojitet kontroll mjekësor ose radiografi e kraharorit për aplikimin tuaj të imigracionit, duhet të zgjidhni një mjek dhe/ose radiolog nga lista jonë e miratuar të cilën mund të shihni në linkun e mëposhtëm:
http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/LinkAdministration/ToolboxLinks/paneldoctors.htm?level=1
Marrja e nënshtetësisë
Në mënyrë që t’ju jepet shtetësia e ZR duhet të plotësoni disa kritere ose të Ligjit mbi Shtetësinë të vitit 1977 ose të Ligjit mbi Shtetësinë (Samoa Perëndimore) të vitit 1982. Mund të plotësoni kriteret për të marrë shtetësinë e ZR nëse: Keni synim, që në rast se ju jepet shtetësia, të vazhdoni të qëndroni në ZR; mund të kuptoni dhe të flisni gjuhën angleze; keni karakter të mirë; kuptoni përgjegjësitë dhe privilegjet e shtetësisë së ZR; keni qëndrim të përhershëm në ZR ose
1. E keni marrë lejen për qëndrim të përhershëm para 21 prillit 2005; 2. Keni qenë me qëndrim të rregullt në ZR për të paktën 3 vjet. Ose 1. E keni marrë lejen për qëndrim të përhershëm në ose para 21 prillit 2005; 2. E keni marrë lejen tuaj të qëndrimit të përhershëm para pesë viteve të fundit.
Për informacion më të hollësishëm mbi marrjen e shtetësisë së ZR referohuni faqes së mëposhtme elektronike: Kritere të Përgjithshme për Dhënien e Shtetësisë së ZR: http://www.dia.govt.nz/diawebsite.nsf/wpg_URL/Services-Citizenship-General-Requirements-for-a-Grant-of-New-ZealandCitizenship?OpenDocument.
Sigal