Mjekët janë heronjtë e heshtur të Shqipërisë çdo ditë, por sidomos në ato më vështirat.Edhe në luftën me koronavirusin, nuk kishte si të ndodhte ndryshe që përveç tyre kontributin e vyer ta jepnin kontributin e tyre dhe specialistë të psikologjisë. Një nga to është dhe psikologia Enertila Bekteshi, e cila është bashkuar së fundmi stafit të spitalit, duke u qëndruar sa më pranë pacientëve, në këtë situatë të rëndë, që po u shkatërron edhe psikologjinë. Psikologia shihet pranë mjekëve më të mirë, të cilët çdo ditë përballen dhe luftojnë me virusin.
“Me ekipin e mjekëve dhe infermierëve, e specialist me te mire i jemi bashkuar betejës kundër armikut të padukshëm COVID-19. Me guxim dhe kurajë po luftojnë në vijën e parë të betejës me COVID, Prof.dr.Arian Harxhi, Dr.Sadik Aliko, Dr.Kozeta Hoxha, Dr.Rineta Argjiri, kryeinfermjer Roland Alla, Dr. Pranvera Spahija, Ana Luca.”,- shkruan psikologe Enertila.





















