Pse po “lulëzon” tregu seksual

641
Bardhyl Berberi 
Nuk ka javë që nuk kthehen në doganën e Qafë – Thanës nga Maqedonia femra të ashtuquajtura “këngëtare “ që shfrytëzohen seksualisht nga hamshorë të kamur me para droge apo korrupsioni. Por kjo epidemi nuk është vetëm për shqiptaret në këto motele janë kapur nga policia maqedonase, serbe, moldave, rumune deri edhe kineze etj.

Por seksi, kohët e fundit, ka filluar të “lulëzojë” në jetëne politikanëve tanë të nderuar, drejtues të lartë institucionesh etj. Loja me komplimentet ndaj vartëseve, një drekë në periferi të qytetit, dhurata të shtrenjta floriri apo parfume, fillimisht si shenjë respekti jo të qëllimshme, por me kalimin e kohës ato marrin ngjyrim seksual e denigrues.

Jo në pak raste janë vetë femrat. të cilat gjuajnë shefat e tyre me veshjet seksi e dekoltetë e thella apo veshja e tyre është shenjë e vetëbesimit për trupin e jetën e tyre të lirë? Shikon nëpër institucione qendrore, nëpër zyra femra me minifunde apo dekolte të thella, me gjoks gati të zbuluar ,që kur shkon në zyrën e tyre zihesh ngushtë dhe nuk di ku t`i çosh sytë, pasi të vjen turp nga vetja (flas për një mashkull normal) 

Varfëria është shkaku kryesor që e ka çuar shoqërinë shqiptare në këtë pikë. Ky është fakt. Prostitucioni arsye kryesore ka varfërinë… ‘Lulëzon’ varfëria njëkohësisht ‘lulëzon’ edhe seksi 

“Dikur femrat ia kthenin mashkullit po me të njëjtin nivel batutën banale, ose ia flakërinin ndonjë surratit, sot ata inskenojnë në twtter apo instagram lloj lloj fotosh, me komplimente duke e ngritur kurthin për gjahun dalëngadalë …duke i ngrënë si krimbi drurin atë takëm femrash mëndjelehta që gjoja hiqen të emancipuara …Më pas kur përfundojnë si kore portokalli në koshin e plehrave thon : Oh , ç’kam bërë, ku katandisa, sepse një takëm prej tyre shkatërrojnë edhe familjen, lenë fëmijët rrugëve dhe ky kontigjent fëmijësh të braktisur bëhen të rrezikshëm për shoqërinë, pasi ngelen jashtë kujdesit prindëror. 

Megjithëse jemi në shekullin XX edhe në këtë shoqëri ende nuk janë shuar të gjitha gjurmët e traditës shekullore që e shihte femrën si objekt dëfrimi për burrin, si rregull kufiri që nuk duhet shkelur, respektohet nga të dyja gjinitë, ndryshe ndizet alarmi. Çuditërisht burrat shqiptarë e kthejnë kokën me shpejtësi ere mënjanë, kur shikojnë një një femre të bukur.

Në Shqipëri i bie të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme me histori rozë që dëgjon çdo ditë nëpër institucione pa futur në llogari orgjitë që bëjnë zyrtarë të lartë në shtetet fqinje me femra që i paguajnë aty apo që i sjellin me vete! 

Në hotele luksoze në Ulqin, Ohër, Strugë, Manastir, Molika apo Mavrovë pronarët e lokaleve të flasin me emra për politikanë apo deputetësh që kalojnë net të nxehta me të dashurat nëpër këto hotele. Nëpër këto hotele vijnë balerina ruse që janë të gatshme kundrejt një shume të majme të afrojnë seks 

Por denigrimin e femrës në objekt seksi, fillon që në urbanët e Tiranës për të mos iu ngjeshur në të pasme në autobusët e mbushur plot, për të mos i pickuar apo më keq për të mos iu futur duart, në një moment vështirësie …

Edhe në Shqipëri kemi plot skandale të caktuara për “pushtetarë që ia lypin punonjëseve hapur për një vend pune” bëhen publike. Kur rasti bëhen publik dhe shpërthen zjarri mediatik ata platiten për një kohë të caktuar, më pas gjithçka fillon nga e para.

Ka plot burra, që pushtetin e keqkuptojnë si mundësi për të bërë realitet tekat e sëmura, për të përdorur karrigen për të futur në shtrat atë femër që duan”, madje shprehen se gjoja i bëjnë nder të përzgjedhurës nëse iu ofrojnë favore duke shfrytëzuar postin, si rritje rroge apo shpërblime apo ngritje në detyrë .

Ky është shfrytëzim brutal i varfërisë, para të cilit debati për seksin nuk duhet të ndalet me një emision televiziv me përfaqësuese të shoqërisë civile që gërryejnë shuma marramendëse përmes OJQ për shfrytëzimin seksual të grave dhe dhunën ndaj tyre. Këto fenomene dhe raste konkrete duhen parë me lupë…

Një fenomen të tillë nuk po e bën dot ‘zap’ as ligji, sepse ai është i fshehtë, i kamufluar, ai zhvillohet përditë në zyrat shqiptare, skandalet që dëgjojmë herë pas herë janë vetëm maja e ajsbergut. Duhet një britmë femërore, që të përshkojë Shqipërinë, një protestë femërore që të shkundë shoqërinë e të reflektohet në media, deri sa të ulë kokën edhe i pacipi i fundit e të përulet para dinjitetit femëror.

Jo, femra nuk është lodër në duart e burrit, por shtyllë që mban një familje në këmbë, shpirti i shoqërisë shqiptare!
Sigal