Avokati i pronarit të truallit ku është ngritur kulla “Alban Tower”, kërkon mirëkuptimin dhe pret sqarimet nga prokurorja Blerta Hamza, mbi ecurinë e hetimeve për grabitjen e rreth 20 milionë eurove nga Alban Xhaferri.
INFO
Por, në këtë skandal të rëndë ku janë kryer shumë elementë të veprave të ndryshme penale, civile dhe administrative, palë me Alban Xhaferrin e “Kullës Alban Tower” ku ishin strehuar edhe banda e Call Centerave që grabisnin qytetarët europianë, amerikanë e kanadezë, përveç ambasadës është edhe një zyrë avokatie, e cila ka përfituar nga “Alban Tower” edhe një ambient ,pronë e pronarëve të tokës. Për këtë rast është përgatitur një tjetër padi që do publikohet me faksimile në shkrimet e ardhshme. Por sot pronari i tokës i kërkon, “Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm” Tiranë , nëpërmjet avokatit informim për situatën e pronësisë së truallit në objektin ‘Alban Tower’, Tiranë dhe marrëdhënien me pronarin e truallit.

Avokati i pronarit: Kërkojmë gjithashtu të hetohet në mënyrë të posaçme nëse ekzistojnë elementë korrupsioni apo vepra të tjera penale të lidhura me çështjen të cilat janë kompetencë e SPAK, duke verifikuar dyshimet se i kallëzuari, ka disponuar në mënyrë të paligjshme pasurinë tonë duke e dhënë me qira subjekteve të dyshuara për veprimtari kriminale në fushën e call-centerave, si dhe nëse marrëdhënia kontraktore e pretenduar me këto subjekte ka qenë fiktive.

Reforma në Drejtësi, u pa si shpresa e fundit për shqiptarët të cilët, e mbështetën këtë nismë në vitin 2014. Por ,që Reforma në Drejtësi të mos përfundonte në “Strehën e Maskarenjve të Oligarkisë së Kullave”, duhej që patjetër t’i jepej kurajo institucioneve të reja që do ngrinin ndërtesën e madhe me emrin DREJTËSI. Pikërisht për kthimin e dinjitetit të drejtësisë tek qytetarët, kishte paralajmëruar edhe ish-Sekretari i DASH , Jon Kerri në marsin e vitit 2014 në takimin e Mynihut në Gjermani, pra afro 12 vite më parë, ku theksonte se: “Ne shohim tendenca shqetësuese në shumë rajone të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vendet e Ballkanit. Aspiratat e qytetarëve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligarkëve të korruptuar, interesa këto të cilat përdorin paratë për t’i mbyllur gojën medias, pronarëve të pronave, opozitës politike, kundërshtarëve, për të blerë politikanët dhe entet mediatike, dhe për të dobësuar pavarësinë e gjykatave dhe njëkohësisht ata përdorin trysni duke abuzuar me të drejtat e organizatave jo-qeveritare për të ekzistuar dhe për të vepruar, në ambientin e tyre “. Kjo deklarate e zyrtarit të lartë amerikan tregon edhe sot e kësaj dite, pra 12 vite më pas, përmasat që ka marrë degradimi i demokracive në vendet ish komuniste duke përfshirë edhe Shqipërinë ku realiteti përkon 100 % me këtë konstatim tejet alarmant e të rrezikshëm, sidomos në drejtësi ku individë të caktuar në “prokurori, gjyqësor dhe zyrtarë të policisë” janë të mbërthyer nga milionat e “Oligarkisë së Kullave” dhe të inkriminuar me trafikantë të drogës.
Rasti më tipik është ai i ndërtuesit Alban Xhaferri që ka marrë përsipër ngritjen e Kullës “Alban Tower” dhe u kërkon mediave me avokatët e tyre, të mos bëjë publike kallëzimin e pronarit legjitim, të cilin ai nuk e lejoji të futej as në pronën e veta dhe që ende po e mbanë “peng” duke mos firmosjen e kontratës përfundimtare të shkëmbimit me pronarin e truallit. Duhet të theksojmë që kjo kontratë sipas dokumentave të vëna në dispozicion nga pronari i truallit duhej të ishte bërë rreth 17 vite më parë, pra që në vitin 2007. Është pikërisht “Kulla Alban Tower”, ngjitur me tempullin e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë dhe përballë Kishës së Madhe Ortodokse në qendër të Tiranës, ku para 1 muaj, emisionet investigative italiane dhe “Piranjat” shqiptare, zbuluan mashtrimin më të madh me Call Center, të cilat grabisnin qytetarët e vendeve të BE-së, SHBA-së, Kanadasë etj. Dhe kjo “Kullë” nuk ka vetëm një grabitqar, sikurse janë ata të Call Center, që u zhvendosën 1 natë para arrestimit dhe zbarkimit të BKH-së dhe SPAK, por ka edhe “Alban Tower”, që vuri në dispozicion ambientet për shfrytëzim, ende pa u bërë kolaudimi, hipotekimi dhe dorzimi i pjesës së pronarëve të truallit.

Dhe pikërisht këtu fillon historia e super mashtrimit dhe mashtruesve që mbajnë emrin “Alban Tower” së bashku me mafiozët e veshur me pushtet , të cilët për gjithë natën boshatisën Kullën ku i kishte strehuar Albani Xhaferri. Dhe “Alban Tower” i kishte strehuar kompanitë mafioze pikërisht në ambientet të cilat u takojnë pronarëve të tokës, por që Alban Xhaferri, ende nuk ka nënshkruar kontratën e kalimit të pronës tek pronari. Dhe pikërisht në këtë ndërtesë ku mashtrues, trafikantë, mafiozë e delenxhinjë, grabisnin qytetarët perëndimorë, kulla dhe ambientet ende nuk është marë në dorzim nga bashkia e Tiranës. Kjo pasi këtyre pronarëve ende nuk u është dhënë pjesa që u takon pasi mungon marrveshja përfundimtare midis pronarit legjitim dhe ndërtuesit të Kullës “Alban Tower”, Alban Xhaferri, të cilin pronari i truallit z. Kostandin Basho e ka kallzuar në prokurori.
E nëse Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm” Tiranë do të kishte avancuar me dosjen e cila sot vazhdon të flerë gjumë në syrtarët e saj, situata do të ishte ndryshe, dhe banda e Call-Center të “Alban Tower”, sot do ishin të gjithë në qelitë e burgut dhe jo në drejtim të paditur. Pas kallëzimit në prokurori nga pronari i truallit dhe zyra e avokatëve, më 03 tetor 2024 është bërë një kallëzim penal në Policinë Gjyqësore, si dhe janë bërë edhe 2 kallëzime, ku njëri është shtesë kallëzimi, pas atij në prokurori, ku ndërtuesi i kullës Alban Xhaferri, është denoncuar për shtesa pa leje, objekt të pakolauduar dhe zaptim të pronave të të tjerëve. E nderuara znj. Prokurore ! Ne si palë aktualisht jemi në pritje të proçesit të kontratës përfundimtare të shkëmbimit për hipotekimin e pronës, dhe për këtë unë kam kontaktuar me pronarin e Shoqërisë Ndërtimore Alban Xhaferri, i cili nuk më lë të futem në abjentet ku më takojnë përkatsisht në katet L9 dhe L10, dhe për katet e tjera më ngre pretendime.
Pronar i tokës Konstandin Bashos mbi të cilën shoqëria ndërtuese “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe projektues Marco Casamonti, po ndërton “Kullën Alban Tower” do i drejtohet edhe SPAK, audituesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, policive bashkiake, ndërtimore lokale, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtës nga Zjarri, Sizmikes, Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për zyra kombëtare dhe ndërkombëtare.
Madje pronari i truallit Kostandin Basho mbi të cilin është ngritur objekti “Alban Tower”, ka kërkuar publikisht edhe ndërhyrjen e ish- kryetarit të bashkisë Tiranë, Veliaj, më dt.15.07 . 2024, për ndërtimin e shtesave pa leje nga ndërtuesi Alban Xhaferri. Por ende asnji përgjigje. Madje edhe nga prokuroria, të cilës i jemi drejtuar me disa kërkesa, ende nuk ka asnji përgjigje. Kjo na ka bërë që të japim alarmin, përpara se të nisim procedurat për në KLP dhe SPAK, për këta drejtues që nuk kthejnë përgjigje, në lidhje me dosjen dhe fshehjen e së vërtetës.
Madje të gjitha këto kallëzime, pronari i truallit ja ka bërë me dije publikisht Ambasadës së Izraelit, për parregullsitë e objektit në të cilën ata duan të kryejnë aktivitetin e tyre diplomatik. Gjithashtu pronari i truallit do t’ia bëjë me dije të gjitha institucioneve dhe inspektoriateve që meren me legalizimin e objekteve për shtesat pa leje, si dhe faktin se si mund të kryejnë një aktivitet në një objekt të pacertifikuar, të pa marrë në dorzim dhe pa zgjidhur çështjen me pronarët, pasi do jenë objekt i proceseve gjyqësore sepse po banojnë në pronat që janë pjesë e pronarit …!
Pronar i tokës Konstatdin Bashos mbi të cilën shoqëria ndërtuese “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe projektues Marco Casamonti që po ndërton “Kullën Alban Tawer” do i drejtohet edhe audituesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, policive bashkiake e ndërtimore lokale, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtës nga Zjarri, Sizmikes, Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për zyra kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këto kushte pronari i tokës kërkon nga Prokuroria dhe prokurorja e çështjes znj. Blerta Hamza:
– Të na informoni me shkrim në cilën fazë ndodhen hetimet lidhur me kallëzimin penal dhe kallëzimin shtesë, nëse është regjistruar procedimi penal dhe numrin përkatës, si dhe çfarë veprimesh hetimore janë kryer deri më tani dhe cilat parashikohen të kryhen në vijim.
– Kërkojmë nga ana juaj të merren masat e nevojshme që kjo çështje të hetohet me prioritet, pasi mosmarrëveshjet kanë zgjatur prej dekadash sjellin vështirësi në administrimin e provave dhe rrezik për zvarritje të mëtejshme.
– Kërkojmë të na informoni nëse janë caktuar ekspertë apo grup ekspertësh dhe, në rast se po, të na vihet në dispozicion vendimi/akti procedurial për caktimin e tyre, në përputhje me nenin 179 të K.Pr.Penale, në mënyrë që të njihemi me objektin e ekspertimit, detyrat e ngarkuara, afatet dhe identitetin e ekspertit/ekspertëve.
-Kërkojmë të kryhen ekspertiza teknike dhe topografike për verifikimin e përputhshmërisë së ndërtimit me lejen dhe projektin e miratuar, devijimet (kate/sipërfaqe shtesë) si dhe përcaktimin e saktë të sipërfaqes së tokës së pushtuar dhe kufijve realë të shtrirjes së objektit.
– Kërkojmë të kryhet ekspertizë financiare/kontabël për të verifikuar të ardhurat e realizuara nga shfrytëzimi i pasurisë dhe nga shitjet, për të konstatuar çdo fshehje të të ardhurave, shmangie fiskale apo manipulim dokumentacioni, si dhe për të përllogaritur dëmin ekonomik të shkaktuar palës së dëmtuar dhe buxhetit të shtetit.
– Kërkojmë të hetohet në mënyrë të posaçme nëse ekzistojnë elementë korrupsioni apo vepra të tjera penale të lidhura me çështjen të cilat janë kompetencë e SPAK, duke verifikuar dyshimet se i kallëzuari ka disponuar në mënyrë të paligjshme pasurinë tonë duke e dhënë me qira subjekteve të dyshuara për veprimtari kriminale në fushën e call-center-ave, si dhe nëse marrëdhënia kontraktore e pretenduar me këto subjekte ka qenë fiktive, me qëllim fshehjen e përfitimeve reale dhe mbulimin e veprimtarive të kundërligjshme.
– Kërkojmë të vlerësohet marrja e masave të nevojshme për sigurimin e provave dhe pronave duke i sekuestruar ato me qëllim mbrojtjen e interesave të palës së dëmtuar, përfshirë verifikimin e rrezikut të tjetërsimit të pasurisë dhe administrimin e menjëhershëm të dokumentacionit përkatës, në mënyrë që të garantohet zhvillimi normal i hetimeve dhe ndriçimi i plotë i faktit.
— Gjithashtu Kostandin Basho, më datë 28.02.2026, me cilësinë e pronarit të truallit ku është ndërtuar “Alban Toëer”, ka paraqitur kallëzim penal shtesë në Prokurorinë e Tiranës ndaj shoqërisë “AL&GI” Sh.p.k. dhe administratorit Alban Xhaferri, projektuesit Marco Casamonti, si edhe zyrtarëve përgjegjës të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, ku kerkonë:
–Në zbatim dhe respekt të ligjit kërkojmë vijimin e hetimeve në lidhje me veprën penale të vjedhjes me anën e mashtrimit është i domosdoshëm për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat dhe mënyrën se si i kallzuari ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasuritë që i takojnë pronarit sipas kontratës.
— Hetimet duhet të fokusohen në verifikimin e faktit nëse i kallzuari ka përdorur metoda mashtruese për të shmangur dorëzimin e pasurive të reja dhe nëse ka fshehur qëllimisht informacionet lidhur me ndërtimet e kryera, duke krijuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik për palën tjetër.
— Kërkohet të verifikohet hetimi për dokumentet e rreme, nëse janë kryer falsifikime në deklarimet/formularët tatimorë me qëllim mbulimin e kësaj veprimtarie, ndërtimet pa leje, pushtimin e tokës etj. Ju bëjmë me dije se nëse prokuroria e Tiranës do të kishte vepruar në kohë, çështja e Call-Centrave, dhe grupet kriminale që u strehuan tek “Kulla Alban Tower”, por që sot janë në arrati, do kishin shkuar para drejtësisë, së bashku me oligarkun e “Alban Toëër”, Alban Xhaferri dhe disa politikanë e oligarkë që fshihen pas Call-Centrave, por që dihet se kush janë dhe çfarë ndikimi kanë sot në jetën politike dhe në ” Reformën e Drejtësisë “ të cilën e dështuan. Në numrat në vijim, do të publikojmë paditë e plota me fakte dhe prova më shumë se kriminale…!




















