Ditën e sotme maturantët, të cilët duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, kanë nisiur provimin e informatiuzar. Si duket sutentët janë përballuar me probleme që në fillim të testimit.
Fillimisht maturantët janë ankuar se provimi ishte parashikuar të kryhej në datat 10-20 gusht, ndërsa njoftimi për kalendarin e sesioneve do të publikohej brenda datës 6 Gusht, gjë që nuk ndodhi kështu duke lënë jo pak në ankth studentët. Datat e provimit të informatizuar u publikuan ditën e premte, datë 11 gusht, ku u njoftua se provimet nisin me datë 14 gusht, ditën e hënë.
Gjithashtu një tjetër shqetësim është ngritur për koston e lartë shtesë, duke përmendur edhe maturantët që jetojnë në rrethe. Maturantët që kishin fituar të drejtën për të kryer provimin duhej të paguanin një tarifë prej 5 mijë lekësh.
Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14 deri më datën 23 gusht.