Protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit, banorët me lopata në duar pengojnë punën

236
Sigal

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të hëne.

Prej kohës ata kundërshtojnë vendimin e marrjes së ujit të burimit të Sinecit për një projekt të bashkisë Kuçovë, me pretendimin për të ndërtuar një ujësjellës për furnizimin e disa fshatrave.

Sipas banorëve, devijimi i ujit të burimit të Sinecit do t’i lërë ata pa ujë dhe do të thajë tërësisht tokat bujqësore.

Prej disa javësh ata janë ngritur shpesh në protestë dhe nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë mëngjes. Nga pamjet shihet se janë me lopata në duar, ndërsa mundohet të mos lejojnë mjetet.

Në vendin e ngjarjes ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.